• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama përshëndet Confindustrian: Italia na ka rritur njohuritë për biznesin

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur themelimin e Confindustria Albania, duke u shprehur se Shqipëria ka mësuar shumë nga Italia në fushën e biznesit.

“Sipërmarrësit italianë kanë njohuri për gjithçka. Ndërmarrjet e huaja sjellin kulturë bizensi”, tha Rama në takimi. “Pa sipërmarrësit italianë, niveli i njohurive të biznesit në Shqipëri do të ishte më i ulët”.

Kryeministri e cilësoi Italinë si një partner të rëndësishëm ndërkombëtar, shkëmbimet tregtare me të cilin janë rritur. Sipas Ramës, në Shqipëri janë 2000 ndërmarrje italiane të regjistruara.

“Italia është partneri më i rëndësishëm tregtar për Shqipërinë, e këtë e tregojnë edhe shkëmbimet në nivele shumë të larta mes dy vendeve. Në vendin tonë kemi rreth 2.600 ndërmarrje italiane të regjistruara, por e rëndësishme është që ne të presim më shumë sipërmarrje italiane në vendin tonë”, theksoi ndër të tjera Rama.

Rama tha më tej se vendi i është futur një procesi reformash të dhimbshme, por të domosdoshme, e mbi të gjitha përmendi atë të liberalizimit të përgjithshëm të tregut të energjisë, sektor ky që sipas të dhënave qeveritare është stabilizuar ndjeshëm pas masave të ndërmarra nga qeveria.

“Modeli ekonomik i bazuar te remitancat për ne tashmë është i ezauruar, ndaj dhe u desh që në fillim që të ktheheshim te një model i ri ekonomik i bazuar te prodhimi. Ky është një moment i rëndësishëm për ekonominë tonë, pasi po ngrejmë një model të bazuar mbi burime të qëndrueshme”, deklaroi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe faktin që, prej vitit 2013, numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 40%.

D.I.

Next Post

Zvicra tërheq aplikimin për anëtarësim në BE pas 24 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In