• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama përjashton deputetin e Kurbinit: Kërkonte ekskluzivitet për shefa policie!

by Java News
07/09/2018 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani nga grupi parlamentar i PS, pas akuzave të këtij të fundit ndaj Policisë së Shtetit.

“Nuk po e shoh këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur. Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS. Nuk ka bërë asgjë vecse ka bërë presion për të futur në punë njerëz dhe del e sulmon policinë“, tha Rama gjatë Asamblesë

“Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra”, tha Kryeministri

Deputeti i PS, gjatë ditës së djeshme sulmoi policinë. Në një reagim pas dy vrasejeve në Kurbin, Gjetani deklaroi se policia e Kurbinit drejtohet nga ordinerë dhe do dalë në protestë.

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë.

Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera.

Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament.

Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shprehej Gjetan Gjetani

Autokritika e Ramës: Jemi larg së qenit Parti Socialiste!

Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i të majtëve, nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk i kurseu kritikat për drejtuesit e selisë rozë nëpër rrethe.

“Fushata e llogaridhënies ishte shumë e domosdoshme, pasi morëm mësime të vlefshme nga komunikimi me qytetarët. Deputetë, ministra, kryebashkiakë u angazhuan të gjithë në komunikim me njërëzit. Partia në territor është larg së qenit për sfidat që kemi përpara.Shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën e tyre në territor. Lufta për të çuar tepsinë për skrap, nuk është propagandistike, por është një luftë me një sistëm që e ka penguar Shqipërinë të bëhet shteti që shqiptarët e kanë merituar prej vitesh. ka shumë paqe me këtë mendësi dhe kjo paqe duhet të prishet sesbën. Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer njerëz me potenciale. Shteti nuk është fole ekskluzive për njerëz për të marrë rrogën. Askush nuk u ka kërkuar kryetarëve të PS në tërritor që të jenë shefa kuadri. është e pamundur që të takosh krerët e PS në territor dhe të kesh bisedë tjetër përveç punësimeve në shtet“, deklaroi kryeministri

Rama: Riformatim strukturës së PS! Partia do bëhet me çdo kusht!

Rama theksoi se është koha për të riformatuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste.

“Është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e PS. Është kjo të shtojmë burime të reja njerëzore, organizatat të marrin formën dhe përmbajtjen e kohës që jetojmë. Më të mirët të jenë pjesë e jona. Më të mirët pa dallim, pa ngjyra, pa histori, duhet të bëhen pjesë e jona. Nuk është çështja të bëjmë numra, e të regjistrojmë familjen e të bëhemi një organizatë familjare. Na duhen njerëzit që kanë dicka për të thënë. Na duhet një hapje zemre e madhe e vërtetë dhe e besuar nga secili prej nesh. Teatrin e disa kryetarëve partie që mbushin lista, ne nuk mund ta pranojmë. Duhet nisur një punë në harmoni të plotë me deputetet të cilëve iu bëj një thirrje shumë të fortë: Jeni atje për të gjithë! PS duhet të jetë dhe do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë. “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”. Ky duhet të jetë motivi i të gjithëve”, u shpreh kryeministri.

Javanews/a.ç


Next Post
Emigrantët, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje të turpshme

Mesazhi i fortë i Ramës: Shushunjat e partive të tjera thithin gjak për llogari të shefave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In