Në Partinë Socialiste kanë filluar të mendojnë për zgjedhjet parlamentare të 2017-s. Kjo pasi Kryeministri Edi Rama ka takuar në selinë e PS-së, disa nga ministrat dhe kryebashkiakët socialistë.
Shefi i qeverisë ka zhvilluar takime me ministrat Tahiri, Bushati, Nikolla, Klosi, Çuçi dhe Peleshi. Në këtë takim kanë qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ai i Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Vlorës, Dritan Leli.
Top Channel raporton se ky takim ka pasur si qëllim hartimin e një platforme për zgjedhjet e 2017-s.
Edhe pse ato janë larg, socialistët duket se kanë filluar të mendojnë që tani për zgjedhjet.









