• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Për vetingun nuk ka kompromis, për KLGJ e KLP negociojmë

by Java News
13/06/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit që ka patur me aleatin e tij Meta si dhe me dy ambasadorët e SHBA e BE, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë për shtyp, nga ku ka treguar se kush është vija e kuqe për maxhorancën, kur fjala vjen tek reforma në drejtësi. Bëhet fjalë për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, dy institucionet përgjegjëse për verifikimin dhe skanimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, dy pika që janë të panegociueshme për Ramën. Kreu i qeverisë tha se shumica e cilësuar për këto dy institucione është një kusht që nuk preket dhe nuk negociohet.

“Bëhet fjalë për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, ku do të kalojë në një filtër shumë të imët me monitorimin ndërkombëtar pasuria dhe vendimmarrjet ndër vite të gjyqtarëve e prokurorëve që do të duan të hetojnë dhe gjykojnë në këtë vend. 

Kolegji i Apelimit ku ata të cilët kanë pretendime se janë gjykuar jo drejtë nga komisioni do të rikalojnë në një filtër të dytë. Individët që do të përzgjidhen në këto dy instanca do të marrin paraprakisht miratim nga Avokati i Popullit së bashku me një grup ndërkombëtar monitorimi. Pastaj lista e atyre që kanë kaluar këtë filtër do të vinë në Kuvend, ku do votohet për ata që do zgjidhen në këto instanca me shumicë të cilësuar për të shërbyer proçesin e Vetingut, për të kryer radiografinë etiko-profesionale të çdo gjykatësi dhe prokurori. Këto dy institucione janë matanë vijës së kuqe, shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj kompromisi me PD.”- tha Kryeministri.

Kryeministri ka shtuar se në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë (KLGJ e KLP) ai është i hapur për të negociuar, ndërsa për idenë e vendeve të rezervuara në dy institucionet përgjegjëse për vetingun nuk ka lëshime.

“Reforma për mua, përtej të gjitha të tjerave, ka dy shtylla. Njëra është kalimi në skanerin e radiografisë etiko profesionale të të gjithë atyre që paguhen nga paratë e popullit shqiptar për të gjykuar dhe hetuar, me një filtër shumë të imët, të teknologjisë më të lartë ndërkombëtare.  Këtë e garanton pikërisht radiografia, përmes dy isntitucioneve. Një komision i posaçëm kualifikimi, i cili do të ketë një mbështetje masive dhe me financime ndërkombëtare, dhe një strukturë tjetër apelimi, për këdo që mund të thotë se njolla më doli më e madhe… Këtë ne nuk e negociojmë. Shtylla tjetër, është shembja në tokë e gjithë këtij sistemi, duke nisur nga Këshilli i Lartë i Kënetës dhe ngritja e isntitucioneve të reja…. Nëse nuk bëjmë këtë, pra nëse ndërtojmë një shtëpi të re dhe fusim brenda po ata banorë që e kanë bërë hordhëll shtëpinë e sistemit nuk kemi bërë asgjë.  Për, dy institucionet, nuk i negociojmë për mënyrën si do të përzgjidhen. Pra nuk pranojmë as vende të rezervuara as vota të transferuara, asnjë lloj sistemi që e kthen zgjedhjen e personave në këto institucione në pazare partish….Përsa i përket dy të tjerave, KLGJ dhe KLP, ne jemi të hapur… jemi gati t’i japim një mundësi për ta përfshirë në proces, që ajo të ketë fjalën e saj. Po punojmë papushim për të arritur në një ofertë të arsyeshme. Për vetingun nuk ka negociata, nuk ka kompromis.“- tha Rama.

Shefi qeverisë shtoi gjithashtu se nuk është në dëshirën e apo planin e tij për të lënë jashtë opozitën nga procesi dhe votimi i reformës… por nga ana tjetër, ai nuk do të hezitojë që ta çojë përpara sallës së parlamentit për votim draftin, “nëse PD vijon të nxjerrë pika të tjera”.

“E kam rithënë në fjalën time në Kuvend dhe e nënvizoj edhe sot, lajmi i mirë është që PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në vetëm një pikë. 2/3 që deri dje i kërkonin nuk u bëjnë më punë dhe duan vende të rezervuara sepse sipas tyre, opozita duhet të mbrojë sistemin nga kapja, ne i kemi ofruar 2/3 si kufi ekstrem kompromisi, të bindura dhe kjo nuk do shumë mend se s’ka perëndi që e kap sistemin në një pjesë të tillë ku opozita ka pjesën e saj. Ne nuk na intereson kapja, por shembja e sistemit aktual, ngritja e një sistemi të ri ku partitë të mos kenë asnjë shteg që ti zënë rrugën zbatimit të këtij projekti radikal…. Unë nuk e kam përjashtuar dhe nuk do dua ta përjashtoj deri në minutën e fundit, mundësinë e një zgjidhjeje që e përfshin opozitën në këtë reformë. Mbi të gjitha nuk ka qenë qëllimi i hartuesëve të draftit, nuk mund të jetë qëllimi i SHBA E BE, që të përjashtojnë opozitën nga vendimmarja e zbatimit të reformës në drejtësi. Unë jam i bindur që në zgjidhje mund të gjendet, nëse PD do vërtet zgjidhje për këtë pikë,… dhe nëse kjo pikë është e vetmja që e ndan opozitën nga kartoni i mosvotimit të reformës...”.- tha Rama./ java a.k

Next Post

VIDEO/ Ky “James Bond” mundohet t’i shmanget policisë duke bërë tym... por

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In