• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama për veten: Unë nuk zgjidhem, unë jam zgjidhja e vetme!

by Lorenc Vangjeli
06/10/2022 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I intervistuar-  Lorenc Vangjeli

Jemi rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale dhe duket se kemi një konfigurim të qartë të  opozitës me në krye Berishën i cili deri më tani duket se po luan kartën e “bashkimit të plotë”. Ai e ka pasur më të lehtë mirëkuptimin me Metën dhe çdo parti tjetër opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare, por duket i vendosur se me të “tijët e dikurshëm” që janë në Grupimin Basha të mos ketë asnjë shenjë afrimi. A e pengon kjo opozitën dhe sidomos vendimin që mund të jap Gjykata e Apelit se kujt i takon logo dhe vula e PD-së?

Po ta shohësh nga larg skena politike shqiptare ngjan shumë e komplikuar. Ca parti andej, ca parti këtej. Lëvizje, deklarata, bashkime, ndarje, hipje, zbritje, anash nga një anë dhe anash nga ana tjetër, akuza dhe akuza. Në fakt gjithçka është tmerrësisht më e thjeshtë se kaq. Eshtë e kotë që të vihen në lojë sigla partish për të gjykuar lëvzjet e tyre. Mjafton të thuhen emrat e përveçëm të jo më shumë se pesë-gjashtë burrave për të kuptuar se bëhet fjalë për një marrëdhënie të ndryshueshme mes tyre. Ndarjet dhe hendekët, humnerat dhe skëterrat që ata numërojnë për njëri-tjetrin nga llogoret përkatëse, kanë të bëjnë vetëm me llogaritë e tyre të momentit. Askush, përfshi edhe publikun, edhe aktorët në lojë, nuk diskutojnë se cilat janë dallimet mes programeve, mes vizionit për atë që mund të bëjë një forcë ndryshe nga tjetra. Edhe këto zgjedhje lokale do të trajtohen si zgjedhjet e përgjithshme dhe njerëzit do të duhet të zgjedhin mes Ramës, Berishës dhe Metës. Asgjë më shumë. Të tjerët, përfshi dhe shumicën dërmuese të kandidatëve bashkiakë, me ndonjë përjashtim tmerrësisht të rrallë, janë figurantë në një lojë që nuk i njeh si aktorë përballë aktorëve realë. Kështu që për të qenë seriozë në këtë histori, ja vlen të merret me humor qoftë lufta finale që shpall opozita për zgjedhjet lokale, qoftë lufta për të shmangur restaurimin e të keqes që pretendon maxhoranca. Dhe duke e thjeshtuar këtë skemë mund të thuhet që opozita do të jetë e bashkuar në aksin Berisha – Meta dhe partitë e tjera opozitare, ndoshta me përjashtim të PDIU-së. Berisha do të caktojë kokërr për kokërr të gjithë kandidatët e tij, kurse Meta do të luajë në proporcional me sy nga zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të 2025-ës. Njëri për të marrë qeverisjen e disa qendrave urbane – me përjashtim të Shkodrës ndoshta – nuk merr asnjë bashki të rëndësishme, kurse tjetri për të konsoliduar partinë e rithemeluar dhe për të pasur një numër të mjaftueshëm këshilltarësh për të ndikuar në vendimmarrjen e këshillave bashkiakë. Aksi tjetër, zoti Luli dhe pasardhësi i ish-pasardhësit, zoti Enkelejd, kanë shpresë që gjykata e apelit diku në fund të vjeshtës, mbas muajsh të tëra heshtjeje, do ta çojë bastin për vulën e siglën edhe njëherë në shkallë të parë për rivlerësim të provave dhe rigjykim të saj. Me vulë dhe iniciale në xhep, ky çift me dy burra do të kërkojë të sigurohet që të nxjerrë sa më shumë kandidatë për kryetarë bashkie, në mënyrë që të fundosin kandidatët e Berishës. Vetë Berisha me vulë të humbur, do të gjejë edhe njëherë strehë tek Liria e partisë së Ilirit, që do ta marrë në shtëpinë e tij për të krijuar, me gjasë, Shtëpinë e Lirisë si aksion opozitar. Përballë tyre Edi Rama, duke synuar çdo votë që ka mes gardhit të tij të vetmuar, do të duhet të shpresojë jo që të fitojë vetë, por thjesht të rishohë sesi rihumbasin rivalët e tij.

 Ndërsa opozita po tenton të dalë me kandidat të përbashkët për të maksimalizuar votat, mazhoranca ka një tjetër problem, atë të zgjedhjeve të kandidatëve brenda saj. Deri më tani kemi një konfirmim siç është Erion Veliaj për Tiranën dhe një largim si Dritan Leli në Vlorë. Rama do të jetë vetë dirigjenti duke shkuar në çdo bashki dhe i trajtuar lokalet si politike, apo do u japë hapësirë kandidatëve?

Politika ka kohë që është bërë sheshi i lojës së individëve. Në letër primaret e Doktorit afrojnë demokraci në thelbin e partisë, por në fakt ato janë vetëm make up artificial në një trup tërësisht të drobitur. Kryesisht sepse koka e këtij trupi është autokrati origjinal i politikës, Berisha. Doktori dhe vota kanë një marëdhënie të komplikuar me njëri-tjetrin. Berisha e pranon votën vetëm kur ajo përputhet me vullnetin e tij dhe “vota” është e ndershme vetëm kur ajo lexon vullnetin e Berishës. Rama është më i sinqertë. Si fitues i shumëfishtë, ai nuk ka nevojë për kozmetikën artificiale të Doktorit për të mbuuluar të vërtetën që e dinë të gjithë: në PS vullneti i tij është absolut. Dhe se asnjë kandidat nuk do të kalojë në filtrin socialist jashtë shijeve personale të Ramës.

Gjithashtu qeveria është në një situatë jo komode përsa i përket krizës energjitike, rritjes së çmimeve, akuzave për korrupsion dhe së fundmi edhe nën deklarime të forta të ndërkombëtarëve që u shprehën kundër amnistisë fiskale. A do të paqyrohen këto problematika edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale?

Zgjedhjet do të mbahen në pranverë atëherë kur dielli i majit do ta këtë shkurtuar dhe më tej kujtesën e shkurtër të shqiptarëve për stresin e këtij dimri të rëndë që po vjen. Padyshim që kriza është e pranishme. Padyshim që më të prekur nga varfëria janë më të varfërit. E po kështu, janë ata që paguajnë koston më të rëndë. Eshtë e vërtetë se tre kriza të njëpasnjëshme i kanë tronditur ekuilibret makroekonomikë në vend dhe në një rast të tillë, është e vështirë të projektohet sesi do të ishte performanca e qeverisjes pa to. Në kushte të jashtëzakonshme kryeministri është i ndëshkuar të sugjerojë dhe të identifikojë edhe rrugë të pazakonshme për të siguruar të ardhura, shpesh edhe në kufi të ligjit apo të moralit. U nis me tentativën për legalizimin e Cannabis-it, është folur për pasaportat e arta, aministinë apo edhe sekuestrimin e shtesave pa leje. Secila nga këto ide, një tentativë për të gjetur para. Por nuk është ky thelbi i problemit. Ca lekë më shumë edhe ca më pak janë thjesht konvencione shumë të rëndësishme për jetën e përditshme, por ato shpejt bëhen statistikë. E rëndësishme është të shihet humori i shoqërisë dhe valvulat e presionit nga ku mund të shpëthejë presioni i pakënaqësisë. Në 2018, studentët nsiën një protestë që u shumëfishua në mënyrë totalisht të papritur. Atëherë Rama ja doli që jo vetëm ta amortizonte atë, por edhe të sillej si kryeprotestues ndaj vetë protestës që synonte atë vetë. Riformatoi qeverinë dhe morri disa masa, të cilat funksionuan edhe për një arsye tjetër: kishte në krah shumicën dërmuese të logjikës së pedagogëve dhe drejtuesve të studentëve. Katër vjet më pas, po në këtë dimër, nëse studentët dhe pedagogët do të vihen në një front përballë tij, atëherë ata mund të krijojnë atë masë kritike, si në reaksionet zinxhir, që do të sillnin pasoja të paparashikueshme për të gjithë. Madje nuk mund të parashikohet edhe sesa do të funksionojë në një rast të tillë zjarrfikësi privat i protestave antiqeveritare që Rama ka fatin të ketë dhe që quhet Sali Berisha. Rama do të tundë sërish herë karrotën dhe herë Berishën për të thënë gjithashtu një të vërtetë elementare që në Tiranë as kritikët dhe as njerëzit afër tij nuk kanë shumë qejf ta dëgjojnë edhe kur e thotë vetë kryeministri për veten: Unë nuk zgjidhem! Unë jam zgjidhja e vetme!

Rama vetëm pak orë para se të hynte në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të energjisë u tërhoq. Kishte frikën e reagimit qytetar; nga protestat e opozitës që do kishin në duar kauzën e rritjes së çmimit, ishte një vendim për të ulur tempin e pakënaqësisë qytetare; apo një lojë e fortë që Rama të quhej “i keq” kur tha për rritjen e çmimit dhe “i mirë që mendon për qytetarët” kur u tha se do e anulojë vendimin dhe çmimi energjisë do mbesë i pandryshuar?

Për paradoks është krejt e kundërta. Rritja e çmimit të energjisë është një masë që do të godiste dhe do ta paguanin sërish qytetarët, konsumatorët. Ajo do të krijonte fatura të dhembshme sociale dhe drama të panumërta për kategoritë më të varfëra të shoqërisë. Mosrritja e çmimit, ruajtja e status quo-së është e njëjta gjë. Sërish paguajnë qytetarët. Sepse Rama nuk ka një shpellë ku ruan para të gatshme, që kur është në humor të mirë i shpërndan si Plaku i Vitit të Ri dhuratat dhe kur është në humor të keq, i ha të gjitha karamelet vetë. Zgjidhja është gjetkë, por në kushtet e Shqipërisë është e pamundur sepse nuk funskionon sistemi në përgjithësi. Energjia është mall dhe duhet të trajtohet si e tillë, si mall, çmimi i të cilit, i nënshtrohet ofertës dhe kërkesës. Blerja shumëfish në tregun e jashtëm dhe shitja nënfish në tregun e brendshëm është marrëzi. Shteti nëse do të mundej duhet ta trajtonte atë me çmimin sa më real për konsumatorin dhe të bënte pagesë të diferencuar. Duke kompesuar para së gjithash të varfërit dhe duke detyruar të paguajnë shumë më shumë konsumatorët e luksit. Pjesa tjetër është jo vetëm retorikë populiste siç duket në shikim të parë, por është vetëm fjalëzim budalla që të mirën apo të keqen tek tjetri e përthyejnë vetëm në mekanizmin vetjak të interesit. Dhe meqë po vjen dimri i 32-të pas dhjetori që rrëzoi komunistët qesharakë të Shqipërisë, vlen të kujtohte se një nga marrëzitë e tyre ishte edhe zëvendësimi i logjikës ekonomike me atë politike. Sa kohë që vendimet i merrte politika, ekonomia herët a vonë do të hakmerrej. Sepse edhe në vendet më të fortë të botës ekonomia është si kapriçio gjimnazisteje. Mjafton shumë pak për të ndryshuar humorin e saj. Dhe pastaj, pritja e gjëmës është vetë, formalitet./ fjala.al/

/e.d

Next Post
4 shurupet për kollën që po vrasin fëmijët, OBSH zbulon emrat

4 shurupet për kollën që po vrasin fëmijët, OBSH zbulon emrat

Comments 1

  1. Deniz Hallku says:
    3 years ago

    Njëshi ka qënë njësh,
    Është njësh, dhe…
    Mbetet gjithmonë NJËSH,
    Pas tijë,
    vijnë me rradhë,
    numrat e tjerë,
    Ca tek,
    Ca çift,
    Ca të hjedhur,
    Ca të pjerdhur,
    Ca xhonglerë
    Ca kllounë,
    Ca babale,
    Ca gridare
    Ca të dhjerë
    Ca të përmjerë,
    Ca hajdutë,
    Ca dallkaukë,
    Ca të vrasin
    Ca të pëllcasin,
    Si njëshi,
    Duan të ngjasin,
    I afrohen,
    Gjatë nuk rrinë,
    Flaka e njëshit,
    Djeg si vetëtimë,
    Jo pa zhurmë,
    Por me bubullimë….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com