• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama për Reuters: Do të emetojmë Eurobondin pavarësisht të ardhurave të ulta të taksave

by Java News
30/09/2015 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama për Reuters: Do të emetojmë Eurobondin pavarësisht të ardhurave të ulta të taksave

Shkalla e mbledhjes së taksave në Shqipëri është ndër të voglat në botë, por kjo shkruan Reuters nuk e ndalon vendin tonë të emetojë një Eurobond prej 300 milionë deri në 500 milionë euro (338 milionë dollarë deri në 563 milionë dollarë).

Planifikimin e eurobondit pesë vjeçar që maturohet në nëntor të këtij viti e konfirmoi edhe kryeministri Rama në Nju Jork.

Edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi javën e kaluar  se nga data 28 shtator për 4 ditë me radhë Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore europiane për të emetuar eurobondin.

“Ne kemi një Eurond që është duke u maturuar, kështu që vendosëm të dalim në tregje. Ne shpresojmë të marrim një përgjigje të mirë, edhe pse kohët nuk janë më të mirat”, tha Rama per Reuters, duke iu referuar situatës së paqëndrueshme të tregjeve globale.

Edhe në rast se eurobondi nuk arrin të emetohet, qeveria mund të përdorë huanë prej 250 milionë eurosh marrë nga Deutsche Bank, të mbështetur në instrumentin financiar të Bankës Botërore, ndërsa pjesa tjetër (50 milionë euro) mund të sigurohet në tregun e brendshëm.

Rama ritheksoi parashikimet e rritjes ekonomike të 2015-ës që shkojnë nga 2.7% në 3%. “Investimet e huaja të drejtpërdrejta janë rritur me 2.7% në gjysmën e parë të vitit 2015, kundrejt të njëjtës periudhë në 2014-ën. Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve, një burim të ardhurash për Shqipërinë, më shumë se niveli i ulët i mbledhjes së taksave ishte arsyeja përse qeveria shkurtoi shpenzimet më parë gjatë muaji”t, deklaroi Rama.

Nafta

Eksplorimi për rezerva nafte në tokë pritet të rrisë të ardhurat në arkat e qeverisë. Në gusht, qeveria zgjodhi një sipërmarrje të udhëhequr nga kompania Mbretërore Hollandeze Shell Plc, dhe një kompani për eksplorim në pronësi të grupit izraelit Delek Group Ltd. “Ata do të marrin kontratën dhe pastaj, në bazë të ekuilibrit midis investimeve dhe fitimeve, do të paguajnë 50 për qind të fitimeve, vetëm kur të kenë arritur të famshmin Faktor “R”, tha Rama. Faktori R është raporti i faturave kumulative nga shitja e naftës për shpenzimet kumulative. Rama tha se të ardhurat nga nafta dhe pritshmëritë e një investimi nga 3.5 miliardë dollarë në 3.8 miliardë dollarë në një zonë të veçantë ekonomike pranë portit të Durrësit do të krijojnë 30.000 vende të reja pune.

Emigrantët

Një fushë shqetësuese dhe me potencial shtrëngimi të buxhetit, është vala e emigrantëve në Europë, të ardhur nga zonat e konfliktit në Siri, Afrikën e Veriut dhe Afganistan. Edhe pse Shqipëria nuk është prekur, për momentin Rama është duke folur në OKB-në. “Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera … ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve”, deklaroi Rama.

Next Post

Politika shqiptare: Përse ribien muret e kalasë të Rozafës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com