• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama për Rai Due: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël

by
03/05/2015 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka marrë vëmendjen e Italisë, ku është televizioni Rai Due i cili i ka kushtuar një dossier të shkurtër vendit tonë. Temat kryesore të këti dosieri janë investimet italiane në Shqipëri si edhe studentët italianë që studiojnë aktualisht në vendin tonë.

Por krahas dossierit televizioni Italian ka bërë dhe një intervistë me kryeministrin Edi Rama. I pyetur nga gazetarja italiane, kryeministri Rama shprehet se në Shqipëri është e nevojshme të bëhet çdo gjë për të çuar përpara ëndërrën dhe projektin e integrimit evropian.

Rama shprehet se qeveria që ai dreton nuk synon që ta kthejë Shqipërinë në një Gjermani apo Zvicër, por do të ishte mjaft i lumtur nëse arrin ta bëjë një Itali të vogël.

“Edhe në Europë duhet të bëhet çdo gjë, nuk është se ndryshon shumë, në sensin që të arrish të përfundosh një projekt si atë të Evropës së bashkuar si dhe atë të Shqipërisë së integruar në Europë, është e nevojshme që të bëhet pothuajse çdo gjë. Ne bëjmë pjesë në familjen e Europës jugore. Nuk mund të ëndërrojmë të bëhemi si Gjermania dhe Zvicra sepse besoj se do të ishte e mërzitshme por ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, do të ishte shumë bukur, ndoshta me më pak burokraci dhe me më shumë iniciativa”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, sa i përket studentëve italianë në Shqipëri, ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani është shprehur se Shqipëria ka një traditë të fortë për pranimin e studentëve por vitet e fundit kjo traditë humbi pak për shkak të hapjes së 50 universiteteve.

“Shqipëria ka një traditë shumë përzgjedhëse dhe të fortë për pranimin e studentëve me rezultate shumë të mira në universitetet publike. Gjatë viteve të fundit ka humbur paksa si pasojë e hapjes së rreth 50 universiteteve private të cilat janë shumë për një vend me 3 milion banorë. Kohët e fundit qeveria ka përfunduar një proces vlerësimi të saktë të këtyre universiteteve, si dhe atyre publike, duke ju hequr licencën disave prej tyre, duke vendosur pak rregull në sistemin e edukimit dhe duke dhënë një garanci të madhe për t’i bërë këto universitete qendra të vërteta studimi dhe jo qendra që japin thjesht diploma”, ka thënë Gaiani.

Sot në Shqipëri studiojnë rreth 500 të rinj italianë, të cilët frekuentojnë Universitetin ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, i vetmi universitet në gjuhën italiane, i hapur në vitin 2004 dhe që ka arritur të mbetet jashtë skandalit të diplomave false, raportohet në dosierin e Rai Due kushtuar Shqipërisë.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Deputetët që lënë mandatet dhe emrat që i zëvendësojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

June 29, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

June 29, 2026
Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

June 29, 2026
Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
Mbreti i Panairit

Nga Homeri te Edi Rama

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In