• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për qeverinë e besimit: Na thonë ikni që të vijnë këta të bëjnë një dush se kanë 50 ditë në çadër

by A R
08/04/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e së shtunës në Shkodër, ku ka pasur një takim me votuesit.

Gjatë fjalës së tij, Rama i është përgjigjur edhe aleatit të tij Ilir Meta, për qeverinë e besimit.

Rama tha se qeveria nuk është si hotel Rozafa, që të ikin disa dhe të vijnë disa të tjerë.

“E keni dëgjuar që thonë hajde ikim ne dhe të vijnë këta. Po pse çfarë është qeveria, hotel Rozafa? Po kur thonë nuk është çështje karrigesh?! Të jesh kryeministër i vendit nuk është se je i privilegjuar sepse ke suitën e hotel Rozafës dhe tani thonë: dil nga suita të futen dhe këta të bëjnë një dush se kanë 50 ditë në çadër”, tha Rama.

“Shqipëria që kemi është Shqipëria që ndahet në 18 qershor: do vazhdojmë luftën për Shqipërinë që duam apo do kthehemi mbrapsht te Shqipëria që kishim. Ajo që kishim është Shqipëria e ngujuar në një çadër në mes të bulevardit. Ju e dini mirë, kush ngujohet, ka një arsye për tu fshehur, ka një faj për të larë. Kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia”, tha më tej Rama.

“Motivi ynë për të shkuar në zgjedhje në 18 qershor është çlirimi i drejtësisë për ti dhënë një hov më të madh punësimit. Të gjithë janë të nevojshëm, por jo të gjithë mund ta kuptojnë rëndësinë themelore të asaj date. Jam shumë krenar që ne kemi sot një qeveri që është shembull, jo e para në historinë e këtij vendi, por është shembull në rajon dhe e para në Europë që ka 50% gra. Ajo që duam është tu japim akses në punë të gjithëve, por pa diskutim grave dhe vajzave që janë sot të diskriminuara. Kam gjithmonë trishtim kur vij në Shkodër. Ne kemi bërë sa kemi mundur, por mund të bënim shumë më tepër. Kemi bërë një nga godinat simbol të traditës, por mund të kishim bërë edhe këtë (tregon një gropë), nëse Bashkia do kujtohej që është detyra e saj. Kemi rindërtuar teatrin, kemi ndërtuar stadiumin dhe muzeun e Marubit. Për këto të treja nuk kemi pasur nevojë për leje nga Bashkia, se harrojeni se do merrnim leje. Këtyre në Bashki që u thonë se socialistët nuk e duan Shkodrën, thojini të shkojnë deri në Malësinë e Madhe, Fushë Arrëz dhe Pukë. Ne nuk i ndajmë njerëzit në tanët dhe në të atyre, për ne kanë të gjithë të njëjtën vlerë”, vijoi më tej Rama. /b.d

Next Post
Lista Srpska do të shndërrohet në parti politike

Lista Srpska do të shndërrohet në parti politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com