• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për Minishengenin: Kemi dakordësinë e Brukselit, Kosova nuk duhet ti thotë jo

by Java News
22/02/2020 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli për “Shengenin Ballkanin”, në konferencën “Një kontinent, një e ardhme”, duke thënë se bashkimi rajonal duhet të ndodhë para integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama në konferencën për integrimin e Ballkanit Perëndimor ka folur edhe për minishengenin ballkanik.

Nisur nga fakti që Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj nisme, kreu i qeverisë ka deklaruar se “ti thuash jo, do të thotë ti thuash jo historisë së ardhmes”.

Për minishengenin, Rama tha se kanë pasur edhe dakordësinë e Brukselit.

“Nëse do ta bësh lirinë e njerëzve dhe mallrave mund ta bësh me tre vende, mund ta bësh me tre vende. Nuk do ta bësh me të gjitha vendet, mos e bej, por duhet të jesh pjesë e nismës, për të pranuar parimet dhe për ti lënë të tjerët t ëbëjnë atë që duan të bëjnë.

Në momentin që një vend largohet i vetëm nga kjo nismë dhe pa as një marrëveshje, sigurisht që në Ballkan ka një mundësi të thuhet që po bëjnë këtë vend të madh apo atë vend të madh. Natyrisht nëse themi që do të hapim kufirin me Kosovën dhe do të kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve nuk është ndoshta Beogradi që do të hidhet poshtë, është Uashingtoni, është Bruskeli që thonë, jo, në asnjë mënyrë.

Në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge në tetor patëm disa sinjale nga Bruskeli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një forme tjetër nëse se rezultati do të ishte negativ. Saktësisht për të mos marrë në konsideratë këtë hapjen e kufirit. Pse?  Sepse nuk mund ta bësh nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve për të lëvizur në bazë të të njëjtit parim. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë.

Kjo është për të cilën kemi rënë dakord me Serbinë. Serbia nuk duhet të dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht dhe asnjë paragjykim për mënyrën si vendet apo shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme.

Ti thuash jo kësaj është ti thuash jo historisë së ardhmes dhe jam e sigurt, që kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve.

Herët a vonë do të jemi të gjithë bashkë, pjesë e saj sepse  nuk mund të vazhdojmë të kundërshtojmë gjëra që janë kaq të qarta.

Sigurisht nuk është e thënë të biesh dakord në gjithçka. Qëndrimi ynë karshi Serbisë për Kosovën është i qartë nuk ndryshon, por duke bërë atë që përpiqemi të bëjmë krijojmë më shumë mundësi të krijojmë  një dialog më të qëndrueshëm, jo më pak”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Përdornin biznesin e tyre që të shisnin drogë, pranga dy vëllezërve fierakë

Përdornin biznesin e tyre që të shisnin drogë, pranga dy vëllezërve fierakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

November 12, 2026
Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

November 12, 2026
Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

November 12, 2026
Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

November 12, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

November 12, 2026
I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In