Kreu i Qeverisë, Edi Rama, në një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, Rama, nuk la pa shigjetuar edhe Presidentin Meta, për të cilin tha se është si “hëna, herë e plotë e herë e qorruar komplet”.
Referuar vendimit të Presidentit për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve, Rama u shpreh se Meta, sipas tij, e bëri një veprim të tillë për të nxitur dhunën, ndërsa shtoi se tani nuk thotë as një fjalë për të.
“Ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të këqija, nuk kemi ça i bëjmë, është personazh kompleks.
E bëri për të nxitur dhunën pa diskutim dhe ka gjithë këto ditë që sa ka thënë një fjalë kundër dhunës, përkundrazi. Ajo ishte fatale për të.
Gabim fatal, nuk e bën kurrë një President Republike një gjë të tillë, në asnjë aspekt. Ai është si Hëna, që rrotullohet herë është e plotë herë është e qorruar komplet”, tha Rama.
g.kosovari