Kryeministri Rama ka komentuar në emisionin Studio e Hapur në News24 edhe lajmin për kërcënimin me jetë ndaj Kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke e cilësuar si një shpikje mediatike. Rama ka shtuar se ai e ka takuar dhe pyetur personalisht kryeprokurorin, i cili i ka thënë se nuk ka asnjë problem.
“S’kam asnjë dijeni për kërcënimin e prokurorit të përgjithshëm. Sepse unë nuk i marr informacionet e kësaj natyre nga mediat. Nuk me ka shprehur asnjë shqetësim prokurori për kërcënim. Kjo është një histori që e keni krijuar ju, e përsërisni ju dhe në fund kërkoni dhe llogari. Se si mund të ngresh një re të tillë, kur nuk ke prova kjo është pastaj histori tjetër… Unë kam pyetur prokurorin e përgjithshëm më ka thënë s’ka asnjë problem, shëndet mirupafshim. nuk më ka sjellë asnjë të dhënë të kësaj natyre, jemi takuar normalisht.”- tha Rama./java/a.k