• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ka asnjë shans të ndalet sa kohë unë jam kryeministër

by E B
02/06/2026 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që Investimi në zonën e Zvërnecit të ndalojë për sa kohë ai do të mbajë detyrën e kreut të qeverisë.

“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu. Jam tërësisht i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime. Por mbi të gjitha duhet të sqarojnë se për çfarë janë pretendimet”, tha Rama në një konferencë për mediat pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Ai tha se mirëpret hetimin e SPAK për çështjen e pronësisë në zonën ku është parashikuar investimi, por kjo nuk duhet të pengojë ecurinë e tij.

“Kjo e SPAK ka dy pjesë. Ka pjesën pozitive që i takon SPAK. Ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK.

Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë, këtë nuk e dimë, por i ngritur, dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim”, tha Rama.

“Nga ana tjetër, pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Pasi investitorët, të cilët sot janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cilëve për të përcjellë pagesën te zotëruesit e pronës, janë investuar edhe nga agjencia jonë e pastrimit të parave, një agjenci që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global. Kështu që kjo çështje, siç është me dy pamje duhet ndarë në dy pjesë”.

“Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ. Ndërkohë që bllokimi i parave te llogaritë e pronarit për të cilin ka dyshime, është çështje e drejtë e organit hetimor. Investimi vazhdon me pronarët e drejtë dhe të ligjshëm. Dhe në rast se hetimi nxjerr tjetër origjinë prone, ata që kanë të drejtën fare mirë mund të marrin ata para, atëherë të gjithë janë të lumtur, përveç palës që ka mashtruar. Investitorët janë njerëz me reputacion dhe mbi të gjitha, njëri prej tyre, është njeri që për arsye krejt të tjera shikohet nga gjysma e mediave në vendin e tij dhe vendet e tjera si armik i palës tjetër. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, të jemi të drejtë dhe të mos marrim damkën që i presim investitorët me këmbët e para”, shtoi ai.

Next Post
Grabitja e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

Grabitja e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

Comments 2

  1. Baca says:
    4 months ago

    Nese terhiqesh do te ishte tradheti ndaj interesave kombetare, dhe do te mbulohesh me turp! Duhet te konsiderosh edhe zgjedhjet e pergjitheshme te parakoheshme, si opsioni i fundit.

    Reply
  2. Bruno says:
    4 months ago

    Ky hala se kupton,se i ka ardhur fundi me turp,si nji hajdute,do kujtohet ne shekuj,haduti me i malle,i te gjitha kohrave,ne vendin tone.Me te njejtin cmim,edhe otaku i tije,komunisti 85 vjecare, monstra e vicidolit,kane shume per te paguar,ktu do paguajn te gjitha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

September 17, 2026
FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

September 17, 2026
LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

September 17, 2026
Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

September 17, 2026
Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

September 17, 2026
Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

September 17, 2026
Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com