• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për FAZ: S’mund t’i hapim kufinjtë, por mure s’do ngremë… fatmirësisht kemi Merkel-in

by Java News
20/03/2016 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pret që BE-ja ta zgjidhë çështjen e refugjatëve dhe që ajo të mos i lihet në derë Turqisë dhe Evropës Juglindore. “Ballkani Perëndimor i ka treguar europianëve se shumë vende të BE-së kanë shfaqur një imazh të turpshëm në menaxhimin e krizës së emigrantëve”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë të dhën në Tiranë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Rama tha se Shqipëria ka ofruar strehim të refugjatëve, por parakusht për këtë është një politikë e harmonizuar ndërkombëtare e migrimit. Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të angazhohet më shumë për t’u ballafaquar me dramën e refugjatëve dhe të mos ua lëre punën faktorëve anësorë si Turqia dhe vendet e Europës Juglindore.

“Ballkani perëndimor është treguar më europian se shumë vende anëtare të BE-së, të cilat gjatë krizës së emigrantëve kanë ofruar një pamje të turpshme», tha Rama. Sipas tij Maqedonia dhe Serbia kanë regjistruar, transportuar dhe furnizuar me ushqime qindra-mijëra emigrantë gjatë rrugës së tyre drejt BE-së. Rama tha se Serbia dhe Maqedonia e kanë bërë këtë ndonëse nuk janë anëtare të BE-së dhe refugjatët së pari kanë hyrë në Greqi, domethënë në hapësirën e Schengenit.

Pasi hyjnë në Greqi, pra në BE, ata shkojnë në Maqedoni, më pas në Serbi dhe më pas shkelin në Kroaci dhe Slloveni, pra sërish në dy vende të BE-së. “Kjo tregon dobësinë dhe fragmentimin e Evropës”, kritikoi Rama. “Por nuk mund ta vazhdojë më kështu, rruga e Ballkanit ëhstë mbyllur”.

Një marrëveshje me Turqinë për kthimin e emigrantëve ilegalë në vend të atyre legalë sapo ëështë arritur me Turqinë. “Marrëveshjet duhet të ishin bërë shumë më parë. Europa ka nevojë urgjente për to sepse kriza nuk e ka arritur ende pikun e saj”, tha kryeministri shqiptar me rastin e negociatave BE-Turqi në Bruksel. Rama i çmoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë përpjekjet e kancelares gjermane. “Për fatë të mirë është Angela Merkel. Pa qasjen e saj për të arritur një marrëveshje me Turqinë, çështja do të kishte njohur zhvillime shumë më të këqija”.

Next Post

Qindra emigrantë kthehen pas, nis zbatimi i marëveshjes BE-Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com