• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për ”Corriere della sera”: Kjo nuk është një marrëveshje tregtare me Italinë, por një marrëveshje vëllazërie

by A R
07/11/2023 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet t’i shlyejmë borxhin Italisë, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën ”Corriere della sera”.

”Të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, Shqipëria nuk do të ketë asgjë në këmbim. Emigracioni? Një fenomen kompleks dhe kërkon një qasje të re”, thekson Rama.

”Ne kemi nënshkruar një marrëveshje të detajuar me qeverinë italiane, e cila vendos shumë aspekte dhe ndan përgjegjësitë mes Italisë dhe Shqipërisë. Mbi të gjitha ajo ka si far të gjitha rregulloret ndërkombëtare me standardet dhe kërkesat më të larta në pritjen e emigrantëve”, shpjegon Edi Rama për ”Corriere della sera”.

Kryeministri sapo mbërriti në Tiranë pasi njoftoi në Romë, së bashku me kryeministren Giorgia Meloni, marrëveshjen që parashikon hapjen e një qendre në vendin ballkanik për të mirëpritur azilkërkuesit.

A mund të shpjegoni në detaje për çfarë keni rënë dakord?

”Memorandumi i mirëkuptimit parashikon që në portin e Shëngjinit, në veri të Shqipërisë, autoritetet italiane do të kryejnë identifikimin e azilkërkuesve. Më pas këta do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër për të pritur rezultatin e aplikimit të tyre”, tha Rama.

Kush do të paguajë për të gjitha këto?

“Shpenzimet do të përballohen nga Italia”, shton ai.

Dhe çfarë do të merrni në këmbim?

“Asgjë. Jo vetëm se nuk kërkuam asnjë quid pro quo (latinisht – favor apo avantazh i dhënë në këmbim të diçkaje – shën. i përkth.), aq më pak ekonomike, por nuk duam asgjë. Kjo nuk është një marrëveshje tregtare, por një marrëveshje vëllazërie dhe afërsie”, thekson ai.

Unë imagjinoj se në këmbim, megjithatë, ju prisni presion më të madh nga Roma mbi Brukselin për të përshpejtuar hyrjen tuaj në Bashkimin Evropian.

“Aspak. Të dyja gjërat nuk kanë lidhje dhe sigurisht që nuk e kemi menduar nga ky këndvështrim”, shton Rama.

Kur keni filluar të punoni për këtë marrëveshje me Romën?

“Le të themi se kishte qenë në gatishmëri për disa kohë”, tha ai.

Disa thonë verën e kaluar kur kryeministrja italiane erdhi për t’ju vizituar në jug të Shqipërisë…

“Aty hodhëm themelet e protokollit të nënshkruar tani”, shton Rama.

Por, si lindi kjo nismë?

“Duke folur për këtë me kryeministren Meloni, doli se Italia mund të ketë nevojë për mbështetje logjistike për t’u marrë më mirë me zbarkimet. Ne u vumë në dispozicion”.

A është e vërtetë që edhe vende të tjera të BE-së ju kanë kërkuar ndihmë për këtë?

“Po, por ne u thamë jo të gjithëve”.

Mund të pyes se cilat vende?

“Në respekt për ta dhe për konfidencialitetin e bisedave, do të preferoja të mos e them.

Dhe pse i thatë po në vend të Italisë?

“Sepse jemi në borxhe dhe sa herë që mundemi mundohemi ta shlyejmë. Të mos harrojmë se çfarë bënë italianët për ne në pritjen e viteve ’90 dhe gjithashtu në krizat e mëpasshme që prekën Shqipërinë”.

Dikush nga opozita italiane foli për “Guantanamon” kur komentoi marrëveshjen me ju.

“Dua të theksoj se kjo është një çështje e brendshme. Thjesht do të them se më duket një koment jobujar ndaj atyre që në Guantanamon e vërtetë ishin aty dhe vuajtën. Kushdo që vjen në Shqipëri për një periudhë të kufizuar kohe do ta bëjë këtë duke jetuar në kushtet më të mira”.

Disa ankesa erdhën edhe nga opozita juaj.

“Në fakt, memorandumi i mirëkuptimit do të sillet në Parlament për miratim.

A ka një afat kohor për këtë marrëveshje?

“Do ta shohim pak nga pak. I vetmi kufizim është ai numerik: ne mund të mirëpresim maksimumi 3 000 emigrantë”.

Kur do të hapet qendra e pritjes?

“Mendoj në pranverën e vitit 2024. Por, italianët do ta vendosin këtë sepse do të jenë në krye të zbatimit dhe menaxhimit”.

A nuk ka rrezik për disa probleme në Shqipëri?

“Jo. Mbaj mend që ne kemi mirëpritur tashmë mbi 4 000 afganë që ikin nga egërsia e talebanëve. Tani, në fund të procesit burokratik, ata e gjejnë veten në SHBA ose Kanada. Ky është një operacion i realizueshëm dhe ne kemi treguar se jemi të aftë”.

Ju e dini fenomenin e migrimit. BE-ja duket se është në ngërç. Çfarë sugjeroni?

“Unë nuk jam në gjendje t’i them Brukselit se çfarë të bëjë dhe çfarë të mos bëjë. Ne vëzhgojmë dhe mund të marrim një ide. Por, është një gjë të ndihmosh nga jashtë, është tjetër të të duhet të menaxhosh urgjencën. BE është në një pozicion objektivisht të komplikuar për imigracionin”.

Në çfarë kuptimi?

“Me kalimin e kohës, disa vende evropiane kanë pasur një qëndrim të paqartë për pritjen, duke u thënë “jo” atyre që vijnë nga Afrika dhe duke hapur krahët për ata që vijnë nga Ukraina. Ndërsa shtetet e tjera, po mendoj për Suedinë, kanë pritur pa dallim, por sot ata e gjejnë veten gjithashtu të detyruar të menaxhojnë pasojat negative si krimi. Është një temë padyshim komplekse. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një qasje të re nga i gjithë Bashkimi Evropian”, thekson Rama në një intervistë për gazetën ”Corriere della sera”.

/a.r

Next Post
I dënuar në Shqipëri/ Kërkohej nga Interpoli për shitje droge, arrestohet kamerieri shqiptar në Itali

I qortoi djalin, babai godet me kokë mësuesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 11 maj do kthejmë Europën në këtë shesh të flasë shqip”, Manja: Do marrim 4 mandate në Qarkun e Lezhës

Kur politika ndryshon fatin: Dibra nuk është më “xhepi i harruar” i Shqipërisë

May 25, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje në Elbasan

May 25, 2026
I vihet tritol lokalit në Tiranë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse, policia në kërkim të tij

I vihet tritol lokalit në Tiranë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse, policia në kërkim të tij

May 25, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Shtetformimi maqedonas dhe inxhinieringu politik ndaj shqiptarëve

May 25, 2026
Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

May 25, 2026
Eurostat: Shqiptarët “mjeshtër” të ryshfetit, renditen të dytët në Europë

Eurostat: Shqiptarët “mjeshtër” të ryshfetit, renditen të dytët në Europë

May 25, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një person, arrestohet autori

May 25, 2026
“Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe”, përlotet nëna e Bleona Matës

“Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe”, përlotet nëna e Bleona Matës

May 25, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Parashikimi i Horoskopit nga Jorgo Pulla, çfarë thonë yjet për ju

May 25, 2026
Fjeti me mbi 1 mijë burra, partneri i modeles së OnlyFans: Në fund të ditës vjen tek unë

Fjeti me mbi 1 mijë burra, partneri i modeles së OnlyFans: Në fund të ditës vjen tek unë

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In