• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

by E B
23/06/2026 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Shqipërisë nuk do të tërhiqet nga mbështetja për dy projekte turistike luksoze në Zvërnec dhe Sazan, pavarësisht protestave që kanë vijuar për javë të tëra, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në një prononcim për Bloomberg.

Në deklaratat me shkrim për Bloomberg, Rama theksoi se duhet bërë dallimi midis “protestave të vërteta” dhe “teatrit politik “, siç i përshkroi ai tubimet kundër projekteve.

Sipas tij, mandati i marrë në zgjedhjet e fundit i jep qeverisë të drejtën të vazhdojë me vizionin për transformimin e Shqipërisë në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke shtuar se ky proces nuk mund të ndikohet nga “zërat më të zhurmshëm në internet”.

Projektet, të mbështetura nga kompania Affinity Partners e Jared Kushner, kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe protesta të përditshme, ku kërkohet anulimi i tyre dhe dorëheqja e kryeministrit.

Rama ka deklaruar gjithashtu se as “një pakicë e zhurmshme”, as opozita dhe as “valët e zemërimit të amplifikuara në mënyrë dixhitale” nuk do të pengojnë realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”.
Sipas raportimit, protestat kanë nisur në fund të majit, pas fillimit të punimeve paraprake në zonën e gadishullit Zvernec, ndërsa Ivanka Trump kishte folur më herët për planet e zhvillimit të zonës së ishullit të Sazanit.

Rama ka përsëritur më herët pretendime se protestat mund të jenë të nxitura në mënyrë artificiale në rrjete digjitale dhe ka lënë të kuptohet se në situatë mund të jenë të përfshira edhe faktorë të huaj, pa dhënë prova konkrete.

Next Post
“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

Comments 1

  1. Koop says:
    3 months ago

    Që loja me flamingot ka përfunduar, këtë e di edhe bufi i kënetës SRb.
    Problemi shtrohet që ky kryeministri ynë, mos po bën rolin e shokut Enver, që nuk dinte asgjë se çbëjnë të tjerët teposhte ?
    Kur i di që qënka Irani pse nuk nderhyjnë agjensitë ligj zbatuese ?
    Pse nuk e arrestoni Dritan Goxhajn ? Për një rë shkuar në Siri, (pa na bërë gjë neve këtu) keni denuar të tjerët me burg, ndersa Goxhaj me Hoxhallarët, po na çajnë bythën ka 23 ditë.
    Mos ka ardhur koha që ndaj kryeministrit në rradhë të parë, e mandej të tjerët, të merren masa nga SPak, për mos kryerje detyre për ruajtien e rendit publik.
    Boll me teorinë kristiane, këtheji edhe faqen tjetër, të të rrahë mirë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com