• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama për Al Jaseera: Gati për çelje negociatash – Intervista e plotë

by
21/04/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për Al Jaseera Balkans në një intervistë ku është shprehur se vendi ynë është gati për të çelur negociatat për t’u antarësuar në BE, por kjo sipas kryeministrit varet edhe nga egoja e disa shteteve.

Kryeministri thekson se procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar europiane.

Për çfarë keni rënë dakord në takimet e zhvilluara në Brukselit dhe çfarë shpresoni të bini dakord në projekte infrastrukturore që Shqipëria ka ndërmend?

Ishte një takim shumë i rëndësishëm pasi na çoi një hap përpara në procesin e Berlinit. Kështu që, sot, ne mund të themi se kemi pothuajse dizenjuar dhe aprovuar bazat e këtij rrjeti infrastrukturor, që do t’i lejojë vendeve tona bashkë edhe me Bashkimin Europian, të investojnë në ndërlidhje. Kjo është një arritje, pasi është diçka e cila as mund të imagjinohej disa vite me parë.

A mund të na flisni për projektet më konkrete infrastrukturore që ka Shqipëria?

Po sigurisht ne jemi pjesë. E bukura e këtij procesi është që nuk ka asnjë pjesë të infrastrukturës që është për një vend të vetëm, por ka të bëjë me ndërlidhjen mes vendeve, që do duhet të punojnë së bashku dhe do të ndërtojnë së bashku këtë rrjet të përbashkët infrastrukturor për të ardhmen.

Siç vumë re Shqipëria insiston për një datë konkrete të hapjes së negociatave për anëtarësim, me Bashkimin Europian. Sa nga reformat që Brukseli kërkon prej jush i keni realizuar?

Ne nuk insistojmë, por ne besojmë fort se jemi gati për hapjen e tyre. Nga ana tjetër ne jemi shumë të vetëdijshëm se Europa është në një moment tepër të veçantë, pavarësisht se çfarë themi ne dhe çfarë thonë ata nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike. Gjëja e rëndësishme është se ne jemi gati për çeljen e këtyre negociatave.

Javët dhe ditët e fundit deklaratat tuaj lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë kanë tërhequr vëmendjen duke shkaktuar edhe kritika. A do të thotë kjo se Ju jeni keqinterpretuar ose çfarë Ju keni dashur të thoni konkretisht kur keni folur për këtë çështje?

Unë mendoj se idetë e mia në lidhje me këtë janë nxjerrë nga konteksti, edhe pse unë jam shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, që do të thotë se për ne shqiptarët është një moment fantastik i historisë tonë. Nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe më gjerë. Procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar europiane.

Njëkohësisht, unë kam thënë, dhe pse mos ta përsëris prapë, se kjo është mënyra jonë se si ne e shohim këtë situatë, por që varet edhe nga Europa se si ajo e shikon dhe se si e kupton dhe sa ajo ka nevojë për Ballkanin, ashtu sikurse Ballkani ka pasur gjithmonë nevojë për Europën, por edhe mënyra se si Europa do të arrijë të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë të sinqertë dhe të ligjshme për të qenë pjesë e një familje e madhe, në mënyrë që kjo ëndërr të mos orientohet nga fryma nacionaliste. Në fakt kemi të bëjmë me një konflikt mes së vjetrës dhe së resë, dhe beteja nuk ka mbaruar. Ne jemi në anën e së resë, por asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar qëndrimet e vjetra, mendimet e së kaluarës sepse Ballkani ka vërtetuar gjithmonë që është vendi ku e vjetra rikthehet.

Beogradi zyrtar ishte ai që reagoi më shumë në lidhje me deklaratat tuaja. Si i vlerësoni marrëdhëniet Shqipëri-Serbi?

Mendoj se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Sot pata një takim shume të mire me z. Vuçiç. Në bashkëpunojmë ngushtësisht për të pasur mirëkuptim dhe për të planifikuar sa më mirë punën, në mënyrë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë të jenë model për rajonin, duke u bazuar në modelin e ndjekur nga Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaj, atë që bënë për Europën që kemi sot këto dy vende të fuqishme, pas një historie shumë të gjatë dhe të përgjakshme, ne mund ta bëjmë për Ballkanin që duam të kemi.

Redaksia Online

(Javanews.al)

 

Next Post

Reagon Ambasada e SHBA: Jemi pro Byrosë së Hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In