• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama për AA: Kam filluar një jetë të re si politikan

by
04/05/2015 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pas ndërmend të hynte në politikë. “Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”, shtoi ai në një intervistë për Anadolu Agency.

Kryeministri Rama në intervistën e tij vuri në dukje bashkëpunimin dhe vëllazërinë natyrale të Shqipërisë me Turqinë dhe shtoi se: “Ajo që është normale është të bëjmë më shumë bashkë, dhe një gjë të tillë mund ta bëjmë”.

Rama në fjalën e tij shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve dhe ftesën e investitorëve turq për të investuar në Shqipëri dhe theksoi se Shqipëria ka potenciale për zhvillim në fushat si Energjetika, Minierat, Bujqësia dhe Industria.

Arti dhe politika nuk janë dy fusha që kundërshtojnë njëri-tjetrin tha Rama dhe shtoi: “Të paktën arti është një liri individuale, ndërsa politika është një shprehje e vullnetit të punës në grup. Nëse arti është një dritare që shikon drejt të pamundurës, politika është përpjekja e bërë për të arritur diçka të mundur”.

Pranimi i kritikave është i vështirë edhe në art tha Rama dhe u shpreh: “Por të jesh politikan do të thotë të dish të fitosh ndaj kundërshtarit kur merr kritika”.

Ashtu sikurse intelektualët, shkrimtarët apo artistët të cilët kanë jetuar në kohën e një “regjimi të hekurt”, Rama thotë se ka filluar jetën e tij politikë duke sjell në pah kundërshtimet ndaj sistemit dhe vazhdon: “Hyra në politikë pas ndërrimit të sistemit të regjimit. Kjo ishte një jetë e pa parashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues e shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë”.

Rama thotë se në jetën e tij të “tretë” shpreson që do të mund të ketë mundësi të flasë më shumë dhe më gjatë për artin dhe politikën. Ndërkohë Rama është personi i parë që merr pjesë si i ftuar nga “Tryeza e Ideve” si Kryeministër i një vendi.

Kush është Edi Rama?

Edi Rama ka lindur në Tiranë, më 4 korrik 1964. Ai ka një karrierë të pasur në arte, sport, mësimdhënie, publicistikë dhe politikë. Ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, autor i librave “Refleksione” në bashkëpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rënies së diktaturës, dhe “Kurban”, botuar në vitin 2011.

Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike zë fill me lëvizjen për demokraci që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Edi Rama hyri në politikë si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998.

Në vitin 2000, Edi Rama zgjidhet kryetar i Bahskisë së Tiranës me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke qëndruar në këtë post për 11 vite. Në vitin 2005, Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi gjatë viteve në opozitë. Ndërsa pas fitores në zgjedhjet  e parlamentare të 23 qershorit 2013 zgjidhet kryeministër i Shqipërisë.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

 

Next Post

Studentët protestë para Ministrisë: Nikolla kafe me biznesmenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi/ Tensionet në seancë, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës!

September 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 25 Shtator 2026

September 24, 2026
Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësojnë, u solle si tuhaf! Tani lexo përgjimet

Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësojnë, u solle si tuhaf! Tani lexo përgjimet

September 24, 2026
Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

September 24, 2026
“Agasit i çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

“Agasit i çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

September 24, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com