Nga Berati, Kryeministri Edi Rama tha se projektet urbane të qeverisë së shkuar kanë rezultuar të kenë qenë një dështim i madh. Kryeministri mori shembullin e rrugëve që janë ndërtuar në kohën e qeverisjes Berisha, rrugë që sipas Ramës mbetën “rrugëve”.
“Nuk ka shprehje më kuptim plotë nese i referohemi “rritjes për hir të rritjes” në ivestimet e shkuara… rrugë rrugë rrugë dhe rrugët na i lanë rrugëve…. Po bëjmë çmos që të mbyllim projektet, por duke i ribërë ato… Lushnje Berat ishte një nga ato rrugët e filluara pa projekt në pjesën më të madhe dhe me një projekt skandaloz për atë pjesë në të cilën u ndërtua. Zvkryeministri përmendi vijën e liqenit të Ohrit, një rrugë që e kemi riprojektuar nga e para… një rrugë që ishte shëmbëlltyra më kuptim plotë e barbarisë urbane… një rritje për hir të rritjes edhe kjo.”-tha Rama.
Kryeministri theksoi se qeveria do të ndihmojë vendorët në projektet e tyre për rilindjen urbane të qyteteve, pa patur në konsideratë se kujt force politike i përket bashkia.
“Dua ta mbyll këtë fjalë duke nënvizuar dy gjëra. Ne presim që kryetarët e bashkive të ofrojnë për financim projekte cilësore dhe ajo që nënvizoj si pjesë tjetër të të rëndësishme të këtij programi, është rritja e cilësisë së projekteve në mënyrë të ndjeshme. Ajo cka gjetëm në 2013 në sisrtaret e programeve, ishte e pabesueshme. Gjetëm projekte me dy faqe A4, pas asnjë lloj kriteri në përcaktimin e prioriteteve apo në marrjen e vendimit për investime. Ne do të financojmë cdo projekt pa dallim, nëse ata vijnë nga një parti tjetër, qoftë nga shumica apo qoftë jo nga ajo.” -tha Kryeministri.
Kryeministri Rama premtoi se në vitin e ardhshëm investimet e parashikuara në Berat do të jenë edhe më të mëdha.