• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama pas revolucionit “flamingo”

by Ylli Manjani
22/06/2026 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Kështu siç duken gjërat sot, edhe pas shpërthimit të bujshëm të asaj që mund të quhet pa frikë revolucioni “flamingo”, Edi Rama politikisht duket i destinuar të mbetet kryeministër të paktën deri në shtatorin e vitit 2029.

Mund të tingëllojë e pakëndshme për kundërshtarët e tij. Mund të duket e padrejtë për ata që kanë investuar energji, zemërim dhe shpresë në rrëzimin e tij. Por politika nuk funksionon sipas dëshirave. Ajo funksionon sipas raportit të forcave.

Dhe sot nuk ekziston asnjë kërcënim real politik ndaj Edi Ramës.

Po, revolucioni i algoritmeve, i rrjeteve sociale, i videove virale, i indinjatës së organizuar dhe i turmave dixhitale mund ta ketë plagosur disi elektoralisht. Mund t’i ketë shkaktuar konsum. Mund t’i ketë dëmtuar imazhin. Por këto janë plagë me të cilat Edi Rama ka jetuar për vite me radhë.

Madje, po të shohim historinë e tij politike, ai ka mbijetuar me plagë shumë më të rënda se këto. Ka kaluar kriza politike, protesta masive, bojkote, skandale, akuza dhe fushata të tëra kundër tij. Prandaj është e vështirë të besohet se një stuhi algoritmesh, sado agresive qoftë, mund ta rrëzojë atë aty ku kanë dështuar përballje shumë më konkrete.

Problemi kryesor nuk qëndron tek forca e Ramës. Problemi qëndron tek dobësia e alternativës.

Kundërshtarët e tij, bashkësi ku pavarësisht papajtueshmërisë që kam me revolucionet, fus edhe veten, refuzojnë të kuptojnë një rregull elementar të politikës: pushteti nuk rrëzohet vetëm duke demonizuar atë që qeveris. Pushteti rrëzohet kur krijohet një alternativë më bindëse.

Dakord, ta heqim Ramën.

Po kush është përballë tij?

Kjo pyetje mbetet pa përgjigje.

Në vend të saj dëgjojmë nocione abstrakte se “populli do flasë”, se “revolucioni po vjen”, se “sistemi po bie”. Janë formula që tingëllojnë mirë në rrjete sociale, por që nuk kanë prodhuar kurrë qeveri. Populli nuk qeveris si koncept abstrakt. Revolucioni nuk administron buxhete, nuk negocion marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk merr vendime ekzekutive.

Në fund të ditës, politika reduktohet gjithmonë tek një pyetje shumë tokësore: kush është personi që kërkon të marrë timonin?

Dhe pikërisht aty opozita, revolucionarët dixhitalë dhe çdo kundërshtar i Ramës përplasen me murin e realitetit.

Sepse Edi Rama nuk ikën nga zhurma. Nuk ikën nga sharjet. Nuk ikën nga trendet e rrjeteve sociale. Nuk ikën as nga algoritmet, qofshin ato edhe mashtruese.

Edi Rama ikën vetëm kur përballë tij del një lider më i fortë politikisht, më bindës publikisht dhe më karizmatik elektoralisht. Një figurë që arrin të krijojë shpresë aty ku sot ekziston vetëm zemërim.

Kjo ka qenë gjithmonë mënyra se si ndryshon pushteti në demokraci.

Pyetja, pra, nuk është nëse Rama është plagosur. Me sa duket edhe është. Pyetja nuk është as nëse ka pakënaqësi. Ajo ekziston dhe është e dukshme.

Pyetja e vetme që ka rëndësi është: kush është ai që do ta zëvendësojë?

Deri sa të shfaqet një përgjigje serioze për këtë pyetje, Edi Rama do të vazhdojë të mbretërojë. Ndoshta më i konsumuar. Ndoshta më i lodhur. Ndoshta më i plagosur.

Por gjithsesi në fron politik, të paktën deri në shtator 2029…

Next Post
Zvërneci kundër Ramës, sfida për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

Zvërneci kundër Ramës, sfida për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

Comments 2

  1. Avni Rrustemi says:
    5 months ago

    I nderuar z. Ylli Manjani,
    “Flamingo Revolution” nuk e ka ate natyre politike qe e keni trajtuar ju ku me doemos kerkohet vendosja e nje lideri te ri. Protesta kerkon thjeshte pastrimin e mbetjeve politike Rama-Berisha.
    Pastrimi i ketyre mbetjeve do te hapi rruge per zgjedhje dinjitoze ku qytetaret shprehin mendimin e tyre, dhe punonjsve te administrates nuk u ushtrohet presion. Me vjen keq qe ju nuk flisni me shume per presionin qe e dine te gjith Shqiptaret qe u behet familjeve qe kane te pakten 1 anetar ne administrate.

    Reply
  2. Anna Anna says:
    5 months ago

    Jam me Ju: Avni Rustemi!A e di Pse e mbron Ylli Manjani Edi Ramën?!..Ylli Manjani duhet të ishte në burg për korrupsionin galopant që ka bërë në burgjet shqiptare gjatë kohës kur ishte ministër drejtësie! Është shumë e thjeshtë që ky gojështhurur gjen hapësirë dhe shfaqet në mediat shqiptare sikur është mendjendritur!E tmerrshme!…Ky lopçsr…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In