Përmes një postimi në rrjetin e tij social Kryeministri Edi Rama shkruan se pas harresës së gjatë, Erseka tashmë është prekur nga era e ndryshimit, ku përveç rrugës që e lidh qytetin me Korçën, është rehabilituar edhe qendra e saj.
“Pas dy dekadash harresë, braktisje, rrënim, era e ndryshimit ka prekur edhe bashkinë e izoluar të Ersekës, ku përveç rrugës së re që e lidh atë me Korçën, përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane është ndërtuar qendra e re e qytetit plot histori e kulturë.”- shkruan Rama.