Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të BE e cila caktoi Qershorin e vitit të ardhshëm si kohën kur pritet të miratojë çeljen e negociatave.
Përmes një reagimi në rrjetete sociale, Rama shkruan se Shqipëria ia doli mes dallgëve të BE të ketë datën për hyrjen në portin e Evropës së bashkuar.
Ai tha se u fitua një betejë e vështirë dhe reformat detyruan edhe skeptikët të njohin meritat e vendit.
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruan Rama.