• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama paralajmëron: Operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale

by Java News
07/10/2017 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të fjalës së ministrave gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të rrepta për atë që i duhet tashmë qeverisë së re. Ai ka njoftiar nisjen e nje operacioni te dyte te madh, pas atij kunder kanabisit, operacionin kombëtar kundër rrjeteve kriminale.

“Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv”- tha Rama.

Duke folur për prezantimin e prioriteteve nga ana e ministrave, Rama ka theksuar ato që duhen specifikuar dhe se cfarë do të bëhet në vijim.

“Këtu u bë një pasqyrë e mirëdetajuar e ambicies për këto 100 ditë të para dhe do të nënvizoja faktin që në këto 100 ditë duhet të përcaktojmë edhe të kalibrojmë shënjestrën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE për vitin që vjen, të përcaktojmë ecurinë e metejshme të këtyre 4 viteve për marrëdhëniet preferenciale dhe strategjike me Kosovën dhe rajonin, duhet të përcaktojmë kornizën brenda së cilës do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut në funksion të përfshirjes në vendimmarrje si janë zgjedhjet.

Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të cliruar përditë gjatë cdo dite nga barra e burokracisë e procedurave, sorollatjeve ryshfeteve dhe shërbimeve konsullore do të pësojnë transformimin në këtë aspekt me 40% më pak barrë dokumentesh, të lancojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re dhe funksion të ri në raport me ekonominë tonë nga shërbimi i jashtëm.

Të përcaktojmë kornizën e Vetingut në policinë e  shtetit për të hyrë deri në qelizë me një terapi agresive ndaj kancerit të inkriminimit të policisë në vite të tëra dhe të lancojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kriminale si një fazë të dytë të operacionit kriminal që po mbyllet me sukses në ditët në vijim për crrënjosjen e kanabisit nga toka jonë dhe harta e vendeve ku kultivohet lëndë narkotike.

Kryeministri nga Asambleja ka leshuar akzua te forta ndaj ish-drejtuesve te LSI gjate kohes qe qeverisen se bashku, ne lidhje me shperndarjen e patentave te shofereve, si dhe ate cfare kane bere ne burgje.

“Kanë pajisur me armë gjithë ata njërëz që mund të kthehen ne vrasës, pasi që nuk janë në gjendje që ta drejtojnë mjetin në mënyrën e duhur. Kjo do të marrë fund”.

Rama ka numeruar sipas tij llumin e madh ne burgje dhe hipoteka,m ne te cilat do te behet qilizem, nderkohe qe pergjegjesit per llumin do te dalin para ligjit.

“Kemi pasur llum kriminal dhe shtetëror në burgje dhe hipoteka. Në katër vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshëm, do bëjmë qilizëm dhe do i bëjmë thirrje gjithë forcave të afta të ndërgjegjshme, nga ushtarakët në lirim që të bëhen pjesë e procesit e nuk do ketë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, masazhator e këngëtar që prezantohet si polic burgu, j i keni tundur zgjedhësve listat e bëra nga partia që kishte burgjet, mbushur lista me këngëtarë, masazhatorë, me lloj lloj njerëzish, kemi gjetur këngëtar dhe në asgjencinë e burimeve natyrore, këngëtarë të dështuar dhe hipotekat janë një tjetër llum i madh”- tha ai.

Nga ana tjetër Rama ka folur lidhur me reformën e arsimit të Lartë ku është shprehur:  “Sot është një nga ditët e fundit që do të fillojë universiteti. Keni dëgjuar ndonjë prind apo ndonjë student që të ankohet? Tani është qetësi e plotë. Kjo tregon se sa e rëndësishme ishte reforma që morëm në arsimin e lartë”.

Next Post
Rama në Paris: E nis çdo ditë duke i bërë vetes dy pyetje

"Partia e Metës futi llumin kriminal në burgje dhe hipoteka"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

October 28, 2026
Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

October 28, 2026
Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

October 28, 2026
Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

October 28, 2026
Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In