Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot largimin nga politika në rast se nuk do të marrë minimumi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “Open”, Rama tha se nuk do të jetë më as kryeministër, as kryetar i PS dhe as deputet, në rast se nuk merr të paktën 71 mandate.
“Nëse nuk fitoj mandatin e plotë, unë nuk do të jem as kryeministri, as kryetari i PS dhe as deputet”, tha Rama./ b.h











