• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Paga mesatare 900 euro në mesin e 2024. Na akuzojnë se mbështesim të pasurit, por 33% e buxhetit shkon…!

by Java News
24/11/2023 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave se Partia Socialiste mbështet të pasurit, duke thënë se 33 % e buxhetit shkon për mbrojtjen sociale.

Gjithashtu Rama u shpreh se mesin e vitit të ardhshëm synohet arritja e pagës 900 euro.

“Në 2024 zbresim borxhin në kufirin e 60% është një zbritje prej thuajse 15 pikësh dhe flet për shëndetin e ekonomisë tonë. E theksoj gjithmonë në raport me të djeshmen. Sfida mbetet se sa duhet të japë ekonomia jonë. Inflacioni me të vërtet në Shqipëri është rritur, por mbetet më i ulët në krahasim me rajonin. Gjithashtu dolëm edhe nga lista gri, kjo erdhi si rezultat i një përpjeke disavjeçare sistematike dhe është shumë e rëndësishme sa i përket lirshmërisë së transaksioneve financiare. Shifra më domethënëse që e përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë tonë, në ekonominë e familjeve është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024 ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash.

Të mos harrojmë që sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut, kemi pagë minimale 400 euro dhe me rritjen që do t’i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, mësuesit, infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, dhe punonjësit e administratës, në mesin e vitit të ardhshëm do të arrijmë të kemi një pagë mesatare 900 euro. Dhe kjo besoj është një shifër domethënëse për të treguar për atë që është bërë, natyrisht që ambicia është shumë më tepër.

Ndërsa 250 milionë euro të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet qoftë për bonuset e pensionistëve. Shpesh kritikohemi, apo tregohemi si një parti socialiste që ka humbur sensibilitetin ndaj shtresave në nevojë apo qëndron më pranë të pasurve. Por 33 % e buxhetit të shtetit tonë, që mos harrojmë është rritur më shumë se 2 fish nga koha kur morëm detyrën, 33 % shkon për mbrojtje sociale. Që nga pensionistët deri tek bebet e porsalindura./m.j

Next Post
Kushtetuesja pezulloi ligjin për studentët e mjekësisë, Rama: Është vendim absurd

Kushtetuesja pezulloi ligjin për studentët e mjekësisë, Rama: Është vendim absurd

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Si s’të ha mortja,more krim kriministri unëTallesh ti me më shumë se gjysmën e popullsisë që jeton në mjerim absolut…Dil nga tallavaja…dhe shiko me sy realitetin vrastar të jetës mjerane të popullit tënd…Dua ta provosh,…se çdo të thotë që djali yt të lypë rrugëve të Tiranës për të mbijetuar… Është e tmerrshme gjendja ekonomike e atyre familjeve me ndihmën sociale dhe pensionin tënd qesharak që u jep…S’ke turp dhe krekosesh si gjeli në pleh për sukseset e qeverisë më të korruptuara që ka parë Shteti shqiptar 1912-2023

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In