• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-opozitës: Ne do miratojmë rezolutën tonë sot, atë tuajën votojeni në Asambletë e 7 partive

by A R
12/10/2023 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa pritet votimi i Rezolutës  së unifikuar për Kosovën, kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës duke iu thënë se këtë të Enjte do të miratohet rezoluta fillestare e mazhorancës.

 

Sipas Ramës, “qeveria e Shqipërisë do linjëzohet 100% në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës për të arritur paqen dhe sigurinë e padiskutueshmne të shqiptarëve”.

“Si përfundim që ta mbyll, sepse më keni kërkuar gjatë, shumë gjatë dhe i keni rënë shumë gjatë këtyre daulleve sepse edhe këtë nuk e mësuat: të paktën mos më kërkoni se e dini sa herë më kërkoni gaboni! Mos më kërkoni se po më mori malli, vij vetë. Po s’më mori malli rrini të qetë dhe shkoni kapni qeverinë me karrige atje dhe mos lini të bëjnë seancat. Se e vetmja mënyrë për të hipur në qeveri është të kapni karriget kur PS është në pushtet.

Si përfundim, ne që jemi këtej, shumica e zgjedhur 3 herë e dimë shumë mirë çfarë themi, çfarë duam se jemi ne shumica, se ju se keni marrë vesh akoma se jeni pakica. Jemi në rregull, ju fitoni ne qeverisim. Dhe kështu që ju o do votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare e cila nuk i drejtohet planetit, e cila nuk niset nga prezumimi që ne jemi kërthiza e botës dhe gjithë bota duhet të lexojë rezolutën e Kuvendit tonë, por i drejtohet njerëzve, institucioneve tona këtej dhe andej kufirit, ose pastaj ato rezolutat tuaja mund t’i votoni në Asambletë e 7 partive tuaja, dhe pastaj kur ta gjeni vulën mund të vulosni atë që do bini dakord dhe duke bërtitur nga 7 penxheret “Poshtë tradhtarët e kombit, vdekje vëllait të Vuçiçit”. Ne do miratojmë këtë, të thjeshtë fare, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës dhe do votojmë se si do vazhdojë qeveria jonë përpjekjet dhe për çfarë e nxisim qeverinë e Kosovës miqësisht në përpjekjet e panegociueshme për paqen përfundimtare, për sigurinë e padiskutueshme dhe të ardhmen përfundimtare për 100 vjet të tjera për shqiptarët këtej dhe andej bjeshkëve. Gëzuar!”-tha kreu i qeverisë në mbyllje të fjalës së tij nga foltorja.

/a.r

Next Post
Izraeli provon masakrën ndaj fëmijëve në Kibbutz, dyshime se Hamas la pas flamurin e ISIS

Izraeli provon masakrën ndaj fëmijëve në Kibbutz, dyshime se Hamas la pas flamurin e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dështimi më i madh i qeverisë

July 14, 2026
SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

July 14, 2026
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

July 14, 2026
Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

July 14, 2026
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

July 14, 2026
Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

July 14, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

July 14, 2026
Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In