• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Opozita, si mallkim! Në vjeshtë vjen për herë të parë një president francez

by Java News
27/06/2018 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të BE për të shtyrë për vitin e ardhshëm çeljen e negociatave.

Rama tha se shtyrja me 12 muaj nuk është humbje kohe për Shqipërinë. Ai e cilësoi një vendim të mirë për vendin që sipas tij ia arriti t’ja dalë me gjithë baltën dhe përpjekjet e pafundme të opozitës për të penguar procesin.

“Kjo zgjidhje na jep 12 muaj kohë për të thelluar zbatimin e refomave”, tha Rama.

Ai u ndal mes të tjerash edhe te kushtet për të cilat flet opozita që BE sipas saj ka vendosur për Shqipërinë. Rama theksoi se nuk ka asnjë kusht të ri të vendosur. Ai deklaroi se bëhet fjalë thjesht për përmbushjen e reformave të cilat janë ndërmarrë ndërkohë.

“Dy fjalë për kushtet e reja. E vërteta është se nuk ka kushte të reja për të marrë datën e negociatave, por ka një datë për çeljen e negociatave, si një afat drejt të cilit Shqipëria dhe Maqedonia janë të kushtëzuara me vijimin e reformave tanimë të ndërmarra. Asgjë më normale se sa kjo nuk mund të ishte në një proces si ky ku gjithçka, deri në hapin e fundit para firmës së anëtarësimit është e lidhur me përmbushje kushtet për të qenë një shtet i denjë“, tha ai.

Biseda me Macron:

Rama zbardhi edhe bisedën që ka pasur me presidentin e një prej vendeve të ashtuquajtura skeptike si Franca, që sipas Ramës pozita e tyre e vështirë nuk lidhej fare me Shqipërinë por me problemet brenda vetë BE-së. Kur tha këtë, ai zbuloi se presidenti francez do të vizitojë Shiqpërinë.

“Macron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte troç një datë, për arsye të qarta se nuk lidheshin me Shqipërinë, por theksoi se respekti për arritjet, do të mendohej për një zgjidhje pozitive. Këtë vjeshtë vendin do ta vizitojë për herë të parë një president i Francës, dhe jam i bindur se pasi ta vizitojë këtë, bindja për hapat e hedhura nga vendi do të forcohet”, tha Rama.

Mbështetja nga Merkel:

Rama u ndal edhe te biseda që ka pasur me akncelaren Angela Merkel. Ai zbuloi se Gjermania ka qenë në krah të Shiqpërisë këto muaj. Në fakt, Gjermania këmbënguli që të njihej progresi për Shiqëprinë duke lobuar madje edhe te vendet skeptike të gjendej një zgjidhje.

“Kancelarja Merkel më tha se pavarësisht vështirësive, do mbështes Shqipërinë”, tha Rama.

Debatet me kryeministrin holandez, falenderimet për miqtë grekë e italianë

Teksa falenderoi liderët e BE dhe vendeve anëtare, Rama u ndal veçanërisht edhe te debatet me kryeministrin e Holandës skeptike. Po ashtu, ai pati mesazhe falenderuese edhe për Greqinë e Italinë, vendet që mbështetën më fortë çeljen e negociatave.

“Me kryeministrin Rute, kemi pasur shumë debate, edhe pse gjithmonë ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë. Në fund kryeministri holandez Marc Rute, nuk e ka vënë veton, por është bërë pjesë e zgjidhjes.

Nuk gjej dot fjalët e duhura për miqtë grekë e italianë, qeveritë e tyre jo na mbështetën, por na përfaqësuan në mungesë me gjithë forcën e një miqësie të ripërtërirë, qoftë pas një periudhe marrëdheniëesh të vështira me Greqinë, e qoftë pas ndryshimit të qeverisë në Itali”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës: Kemi parë e dëgjuar edhe gjëra që askush nuk do i besonte. Nëse do vazhdonim të shkruanim volumin e dytë të Kurbanit do dilnin titujt “Evropë na u bëfsh kurban”, “Evropë tu bëfshim kurban”.

Miqtë tanë në pyesnin të hutuar, të shastisur: si ka mundësi që opozita juaj ta dojë me kaq pasion bllokimin e Shqipërisë e mosçeljen e negociatave. Si  ka mundësi që opozita juaj të bëjë atë që se ka bërë asnjë opozitë. Si ka mundësi që opozita juaj të paguajë media në vendet tuaja të shpërfytyrojë vndin tuaj, e të mos lërë deputet kundër integrimin ka kapur, për të ndërsyër kundër qeverive, në ato vende ku ka më shumë erë antievropiane.

Ja që për dreqin e shqiptarëve jo vetëm që ka mundësi, por është mundësia e vetme e kësaj opozite, që në frymë ka Est Pashë. Tamam si një mallkim që na ka ndjekur nga prapa, bisedë më bisedë, nga takimi në takim, nga telefonata në telefonatë. Por që në fund të fundit ka ndihmuar të kuptohen edhe më mirë hallet tona të brendshme në rrugën e reformave, të vlerësohen më mirë arritjet tona me reformat.

Qevreia jonë Evropën e ka famur në veprim dhe jo çarçaf në gojë. Për kë nuk e di duhet ta ritheksojmë se datë për çeljen e negociatave në KE, nuk është asnjëherë imediate, po as rekomandimit pozitiv, por ka gjithmonë hapësirë kohore në mes e cila lidhet drejtëpërdrejtë me politikën e brendshme evropiane dhe konsensusi mes tyre si i vetmi mekanizëm vendimarrës.

Ky ka qenë thelbi i debatit shumë i tensionuar madje, mes 25 vendeve që u rreshtuan në krah të Shqipërisë e Maqedonisë, duke kërkuar datë si Serbia e Mali i Zi, në të dyja rastet data është vendosur me afat kohor në mes, dhe tre vendeve të tjera që për 70 orë me radhë refuzuan vendosjen e një datë.

Vendosja e datës, në 21 muaj nga sot, dhe drita jeshile për nisjen e negociatave është zgjidhje optimale, e cila e blindon përfundimisht prespektivën e integrimit, jo me llafe, por me kalendar të miratuar nga KE. Fiks e njëjta gjë, me të njëjtat afate, nga sot deri te data u bë me Maqedoninë.

Esadistët e ‘baltologjisë’ i ranë trumbetave për pranimin e negociatave më vete.

Next Post
Edhe kongresisti Engel feston me simbolin e shqiponjës

Edhe kongresisti Engel feston me simbolin e shqiponjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In