Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi disa takime.
Gjatë takimit në Asamblenë Socialiste të Vlorë, kreu i qeverisë akuzoi sërish opozitën se po baltos Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Ai tha se është e paimagjinueshme që një forcë politike shkon në Europë dhe akuzon vendin e vet duke kërkuar bllokimin e tij.
“Problemi i tyre themelor është që i marrin shqiptarët për budallenj. Do vënë keq e më keq. Gjëja duhet folur e shpjeguar. Është një lukuni e tërë që funksionon vetëm për të hedhur helm. Gënjeshtra tërheq më shumë.
Molotvarët janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit në Europë për të penguar sa munden Shqipërinë. E dëgjoj nga ata në Europë. Nuk kanë parë më parë, ka pasur Maqedonia konflikte të jashtëzakonshme. Nuk kanë parë të shkojnë nga Maqedonia trupa opozitare dhe të thonë bllokojeni Maqedoninë. Mos hapni derë për Maqedoninë. Nuk ka ndodhur. Kanë bërë ç’kanë bërë, në gjuhë të huaj nuk e kanë bërë. Mali i Zi ka patur konflikte, ata janë dhe dy etni. Nuk ka bërë vaki të shkojnë në Bruksel, Berlin, të thonë bllokojeni se atje bëhen të gjitha të zezat. Ça është kjo? Si kriminalizohet vendi yt?
Sulmet e tyre më janë bërë sukses dhe shëndet. Si kriminalizohet vendi yt? Të dëgjojnë janë paratë e krimit. Si mundet të ulen përballë gazetarësh dhe kamera të huaja dhe të argëtojnë publikun me histori kriminelësh. Nuk ja ka bërë askush vendit të vet. Askush vendi të vet. Është e paimagjinueshme. Ja që na ka rënë ne. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ça kemi në kurriz. Barrë që të bëjmë histori, duke i kapërcyer gjitha pengesat. Ta realizojmë objektivin historik të anëtarësimit të vendit në BE”, tha Rama.











