• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nuk u takon aktorëve të merren me godinën e teatrit, më pikëllon Ndrenika…

by A R
02/07/2018 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeminsitri Edi Rama duket se ka qenë i prerë për vijimin me projektin për Teatrin Kombëtar që parashikohet të ngrihet pas shembjes së ekzistuesit.

Gjatë aktivitetit ku u përuruan sallat e reja te “Turbina”, Rama tha se nuk u takon aktorëve të merren me godinën, por profesionistëve.

 “Teatri Kombëtar është në ndërtim rrënjësor. Mjafton të shohësh Teatrin, Muzeun, që ende nuk është vënë dorë për t’u ndjerë mirë. Por janë mjaftë që gojtoret e shqyera të baltës të qepen. Të më falni edhe pak, që përpara se të hapen dyert e kësaj skene se pyetja e vërtetë që duhet bërë nëse duhet të ruhet ngrehina absurde e teatrit? Jo nuk është kjo pyetja e vërtetë dhe nuk ka asnjë sens që ta kërkojnë aktoret. Ata s’kanë se si të marrin të drejtën e vendimmarrjes për ruajtjen e godinës së re apo të ruaj të vjetrën. Ajo nuk është pronë private, por mjedis i publikut. I takon vendimmarrëseve të votuar nga qytetarët, që të marrin vendimin. Të flitet për godina s’janë aktorët, e regjisorët, por arkitektet dhe ndërtuesit. S’ka debat a duhet apo s’duhet. Godina e Teatrit Kombëtar mund të jetë dhe mund të mos jetë pjesë e historisë së teatrit. Në rastin tonë nuk është”, tha Rama.

“Nuk është pyetja a duhet prishur Teatri Kombëtar, ajo godinë ku sot nuk e bën një festival kombëtar, jo më rajonal, është e degraduar.

Pyetja është çfarë duhet bërë për të mbushur gropat e mëdha të  ikjeve pa fund të aktorëve të mëdhenj, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës, Bujar Lakos dhe me radhë, se kur e shoh sot Robert Ndrenikën në tryezat  për të ardhmen e godinës, më shumë se çfarë mendon ai për godinën mua më pikëllon dukja e tij prej mohikani të fundit, e një historie talentesh të mëdha, avacionesh të pafundme.

Ndërkohë që nuk i shquan sot se ku janë trashëgimtarët e fronit të Ndrenikës.

Kjo është pyetja e vërtetë që do të meritonte një debat shumë serioz”, tha Rama.

Ndërsa për “Turbinën”, kryeministri deklaroi se tashmë kjo godinë i është kthyer artistëve. Ai theksoi se tashmë në këtë godinë do të ketë dy salla.

“Turbina” është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ndërsa deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kjo qendër do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projektet e tij.

/a.m.

Next Post
Aksident i rëndë/Humb jetën 32-vjeçari në aksin Milot-Fushë Krujë

Motori përplas 10-vjeçaren, drejtuesi largohet në drejtim të paditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In