• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nuk tërhiqemi për Vetingun, të unifikuar me LSI për reformën

by A R
09/07/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Varshava për drejtorin e informacionit të Top Channel, Sokol Balla deklaron se edhe tani, në këto momente, vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një konsensusi për çështjen e reformës në drejtësi.

Kryeministri thotë se mazhoranca është e hapur për konsensus, por pa prekur thelbin e reformës, që është vetingu. Ndërkohë që komenton se propozimi më i fundit i Partisë Demokratike dëmton pikërisht këtë pikë të reformës, Rama thotë se Partia Socialiste dhe LSI ka të njëjtin qëndrim, për ta votuar atë.

Sokol Balla: Zoti kryeministër, sa ju kushtoi kësaj radhe shtrëngimi i duarve me presidentin Obama?

Edi Rama: Fatkeqësisht në Shqipëri ka njerëz të veshur me pushtet e të pajisur me akses dhe mendojnë e besojnë se çdo gjë shitet dhe blihet.

Sokol Balla: Një dashakeqës mund të thotë se kryeministri Rama bie në sy në kontaktet e tij të personalizuara me Obamën, Merkel, apo Erdogan. Por veç kësaj, ç’vlerë të shtuar i jep kjo Shqipërisë?

Edi Rama: Pa dyshim që këto reflektojnë marrëdhënien me Shqipërinë, që shihet me respekt.

Sokol Balla: Marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët nuk janë ato që të mbajnë apo të heqin nga pushteti, atë e bëjnë shqiptarët. Jemi në një moment kritik, data 21 korrik, për miratimin e reformës në drejtësi. Keni një propozim konkret nga PD që ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm, por ka një të ri për çështjen e vetingut…

Edi Rama: Përpjekja jonë për konsesnsus ka qenë këmbëngulëse, por jo konsensus për deformimin e draftit apo për konsensus që na ndan nga partnerët. Mundësia që reforma të kalojë është reale, vullneti im dhe i qeverisë është i plotë për të gjetur një zgjidhje që nuk deformon thelbin. Sesa deformohet thelbi, këtë nuk është e nevojshme ta dëgjoni nga unë. Këtë e thonë vazhdimisht partnerët tanë.

Sokol Balla: Ju vijoni të thoni se është PD që del kundër SHBA dhe BE. Pse nuk mendoni që ajo ka realisht një shqetësim për draftin përsa kohë i shkon kundër edhe SHBA-ve, për një draft që tek e fundit do të na duhet neve dhe jo Amerikës?

Edi Rama: Nuk mund të ketë një draft ku SHBA, Shtëpia e Bardhë, BE, kancelarja gjermane, presidenti i Francës, etj, të mbështesin kapjen e sistemit nga unë, sikundër pretendon PD.

Sokol Balla: Edhe kapja nga ata, le të themi. Kur jemi shtet sovran, përse ndërkombëtarët duhet të kenë një vendimmarrje absolute në këtë proces?

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje absolute, por për një pjesëmarrje aktive në proces dhe nëse ne shkojmë deri në absurdin që të mendojmë se duan të na kapin ndërkombëtarët, partnerët tanë strategjikë pa të cilët nuk do të ishim aty ku jemi sot, atëherë biseda merr fund.

Sokol Balla: Në rast se Victoria Nuland do të kërkojë ndryshimin e këtij drafti, ju do ta pranonit?

Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për të na kërkuar gjë neve. Neve nuk kanë çfarë të na kërkojnë sepse ne nuk jemi një palë e ndarë nga partnerët tanë. Pa dyshim që edhe sot që flasim ekspertët ndërkombëtarë dhe ekspertët tanë përpiqen të gjejnë nëse ka ende rrugë, ende zgjidhje, për të akomoduar një propozim që do të mund të shterronte deri në fund të gjitha përpjekjet tona që PD të vinte të votonte reformën.

Sokol Balla: Thatë që qeveria është e gjitha në unision. E keni në trend Ilir Metën?

Edi Rama: S’ka asnjë dyshim që unë i besoj asaj që është thënë në mënyrë të përsëritur dhe asaj që ndodh në të përditshmen, se PS dhe LSI kanë deklaruar që ne do të votojmë reformën në drejtësi.

Next Post

Planet e militantëve të ISIS të rikthyer në Ballkan, rreziqet për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In