• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Planet e militantëve të ISIS të rikthyer në Ballkan, rreziqet për Shqipërinë

by A R
09/07/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftëtarët e huaj të grupit militant, Shteti Islamik, i përbëjnë edhe qindra qytetarë nga Ballkani. Disa prej tyre janë vrarë në zonat e luftës në Irak dhe Siri, të tjerë janë kthyer.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Joby Warrick, libri i të cilit “Flamujt e Zinj – Rritja e ISIS-it”, ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane, tregon se çfarë i ka nxitur qytetarët e rajonit të Ballkanit t’i bashkohen organizatës më famëkeqe terroriste. “Disa prej tyre janë ndikuar nga propaganda në internet, disa nga radikalizmi i ngadalshëm, i cili ka zënë vend në këto rajone gjatë 10-15 vjetëve të fundit. Këto janë zona që s’kanë pasur ndonjë lëvizje islamike ose krah radikal të Islamit, derisa nuk kanë nisur luftërat civile në vitet 1990”, thotë Warrick.

Në muajin mars, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova, të cilët gjenden në vatrat e luftës në Siri dhe Irak. Sipas shifrave zyrtare në Bosnje, 188 qytetarë të këtij vendi kanë shkuar për të luftuar në Siri – 50 prej tyre janë vrarë dhe 47 janë kthyer. Ngjashëm ka ndodhur edhe me dhjetëra qytetarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.

“Disa nga këta njerëz kthehen tani, pak të zhgënjyer, sepse nuk e kanë gjetur veten te Shteti Islamik. Megjithatë, ky është një problem, me të cilin Ballkani do të përballet për kohë të gjatë, sepse atje ka ndodhur një proces i radikalizmit, pjesërisht për shkak të Shtetit Islamik”, thotë Ëarrick, i cili flet edhe për origjinën e problemit në Kosovë dhe Shqipëri. “Ka qenë ajo periudhë kohore në mes të viteve 1990, kur misionarë vahabi kanë shkuar në Shqipëri dhe në Kosovë për të ngritur xhami e medrese. Ata rekrutonin studentë të rinj dhe i dërgonin në Arabinë Saudite ose, në disa raste, në Turqi për trajnime fetare”. “Disa nga këta individë janë kthyer në shtëpi dhe kanë ngritur xhamitë e tyre. Jam takuar me disa nga këta njerëz në burg në Shqipëri dhe ata janë në favor të ngritjes së mini-shteteve islamike në gjithë Ballkanin”, thotë Warrick.

Sipas tij, grupi militant Shteti Islamik, në formën që ka aktualisht, është rezultat i transformimit të një kryengritjeje të gjatë sunite, e cila ka pasuar pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003. Warrick thotë se Shteti Islamik nuk daton nga viti 2014, kur ka nisur të pushtojë territore, porse farat e tij janë mbjellë më shumë se një dekadë më parë. Warrick e lidh lindjen e tij me, siç thotë, gabimet që janë bërë kur SHBA ka ndërhyrë në Irak, “e papërgatitur për të menaxhuar një vend dhe e papërgatitur për të trajtuar konflikte etnike”.

 Warrick thotë se në këtë mënyrë “është hapur dera për disa karaktere vërtet të këqija”, të cilat kanë nisur diçka që sot njihet si Shtet Islamik. Grupit ekstremist, me kalimin e kohës, i janë bashkuar qindra shtetas të Azisë Qendrore dhe Rusisë dhe thuhet se rusishtja është gjuha më e folur nga militantët, pas arabishtes. Warrick thotë se Shteti Islamik aktualisht numëron rreth 20,000 luftëtarë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

November 25, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

November 25, 2026
Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

Shiroka-Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri ditën kur të ngremë bashkë dollinë në Bruksel

November 25, 2026
“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!

“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!

November 25, 2026
Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

Përgjimet e SkyECC/ Pas katër vitesh pranohet ekspertiza teknike e palës mbrojtëse, ja çfarë ngre raporti i specialistit italian

November 25, 2026
Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

November 25, 2026
Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

November 25, 2026
Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

November 25, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

November 25, 2026
Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In