Edi Rama ka kryer një punë intensive për konstituimin e koalicionit për zgjedhjet e 18 qershorit. Edhe pse afati i fundit për të dorëzuar në KQZ koalicionin është 19 prilli, kryeministri i vendit ka takuar të gjithë aleatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” në vitin 2013 dhe 2015 për të përgatitur ngritjen e koalicionit të ri.
Në vitin 2013 për zgjedhjet parlamentare ky koalicion pati 37 parti, ndërsa në vitin 2015 në zgjedhjet lokale, koalicioni i majtë regjistroi 39 parti. Burime të “Shqiptarja.com” pranë kryeministrisë thanë se këto takime janë kryer kryesisht në zyrën e Ramës në kryeministri dhe përgjithësisht kanë qenë takime personale të kreu të PS-së më drejtuesit e partive të vogla.
Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, kryetarë të disa prej partive të vogla që janë pjesë e koalicionit që po përfundon mandatin qeverisës, konfirmuan se janë takuar me Edi Ramën dhe kanë bërë një analizë se sa janë përmbushur marrëveshjet paraelektorale për ndarjen e pushtetit.
Takimet janë zhvilluar me intensitet dy muajt e fundit dhe do të vijojnë sërish deri në firmosjen e marrëveshjes së re parazgjedhore. Aleatët bëjnë me dije se në disa raste i kanë paraqitur kryeministri pakënaqësi se nuk janë shpërblyer për numrin e votave me të cilat kanë kontribuar për koalicionin, por kjo kohë është shfrytëzuar që drejtuesit e koalicionit qeverisës të reflektojnë në raport me aleatët.
Disa prej aleatëve kanë gjeneruar pushtet nga kjo qeveri, si kryetari i Aleancës Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj i cili ka qenë drejtor i Arkivit të Shtetit, apo Ervin Mete, kryetar i partisë “G 99” është zëvendësministër i kësaj qeverie në sektorin e financave.
Gjergj Koja, kryetar i Partisë Socialiste të Moderuar ka qenë kryeinspektor i ISSH-së, ndërsa Petro Koçi është ende zëvendësministër i Mbrojtjes. Dy prej aleatëve më të pakënaqur kanë qenë Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi të cilët as publikisht nuk i kanë kursyer deklaratat se Rama nuk i është përmbajtur marrëveshjes.
Sipas burimeve Milo ka pasur një qasje më pozitive për t’ju bashkuar përsëri koalicionit, ndërsa Skënder Gjinushi ende nuk ka sqaruar pozicionin e tij. Teksa me partitë e vogla e ka pasur më të thjeshtë për t’i mbledhur rreth vetes, mësohet se në takimet me Shpëtim Idrizin, Rama ka ende pika të lëna pezull por nuk ka asnjë sinjal largimi nga PDIU, ndërsa diskret dhe vendimtar ngelet marrëveshja e mundshme me Ilir Metën, i cili ende nuk ka thënë “po”.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” 2013
Nr. Subjekti Politik Shkronjat nistore Kryetari
1 Partia Socialiste e Shqipërisë PS Edi Rama
2 Aleanca Arbnore Kombëtare AAK Gjet Ndoj
3 Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane ABDE Valentino Mustaka
4 Partia Ambjentaliste PA Nasi Buzheku
5 Partia Ardhmëria Shqiptare PASH Emin Subashi
6 Partia Bashkimi Republikan Shqiptar PBR Zane Llazi
7 Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet P.D.I.P Halim Seitaj
8 Partia e Çështjeve Shqiptare P.Ç.SH Bujar Shurdhi
9 Partia e Gjelbër P.GJ Edlir Petanaj
10 Partia e Punës e Shqipërisë P.P.Sh Muharrem Xhafaj
11 Partia e Reformave Demokratike Shqiptare P.R.D.Sh Skënder Halili
12 Partia Unitetit Kombëtar PUK Idajet Beqiri
13 Partia G 99 G 99 Ervin Mete
14 Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH Qemal Cicollari
15 Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori PKSH- 8 Nëntori Preng Cuni
16 Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë PKDSH Dhimitër Muslia
17 Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim P.L.D.N Nikolin Staka
18 Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve LDSH Astrit Kosturi
19 Partia Mendimi i Djathte Liberal MDL Mustafa Lici
20 Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve P.M.D.E Ymer Kurti
21 Partia Personat me Aftësi të Kufizuar PPAK Afrim Jeshili
22 Partia Rruga e Lirisë PRRL Kurt Kola
23 Partia Shqiptare Atdheu PSHA Kreshnik Osmani
24 Partia Socialpuntore Shqiptare PSP Ramadan Ndreka
25 Partia Socialiste e Moderuar PSM Gjergj Koja
26 Partia Socialiste e Vërtetë 91 PSV 91 Petro Koçi
27 Partia Toleranca e Re e Shqipërisë P.T.R. Avdi Keci
28 Partia Ligj dhe Drejtësi PLiDr
29 Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare P.L.P.SH
30 Partia Lëvizja Socialiste për Integrim LSI Ilir Meta
31 Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut PBDNJ Vangjel Dule
32 Partia Demokracia Sociale P.D.S Paskal Milo
33 Partia Social Demokrate PSD Skënder Gjinushi
34 Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ADK Zef Bushati
35 Partia Pajtimit Kombëtar P.P.K.
36 Partia Aleanca Popullore AP Fatjon Softa
37 Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar P.P.SH.R Marko Dajti – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/rama-konstituon-koalicionin-takon-37-aleat–t–ashe-s–409154.html#sthash.WaDpPPAK.dpuf