• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nuk ndjek emisione politike prej vitesh, konsum energjish

by A R
04/05/2025 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim në Shkodër, ku prezantoi dhe zhvillimet e bëra nga qeveria e tij aktuale përgjatë 10 viteve, është ndalur pak tek sondazhet e bëra për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Duke qenë kundër tyre, Rama zbuloi gjithashtu se ka vite që nuk ndjek as emisionet politike, të cilat në fakt zënë një peshë të rëndësishme në vendin tonë.

Sipas Ramës, ai nuk ndjek këto emisione dhe raporte të tyre që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Në këtë mënyrë, kryeministri tregon në një lloj forme përse nuk merr pjesë në debate politike nëpër media, pasi i konsideron si “konsumim energjish”

“Me thënë të drejtën nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që kam përjetuar kur shikoja të dhënat e anketave, e pastaj duhej të dëgjoja komentatorët që ishin aty mbi ato anketa.

E pabesueshme realisht dhe e frikshme se çfarë i jepet këtij populli të shohë e t ë dëgjojë mbrëmjeve, të debateve politike, nëpër ato pasqyrat, ku pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë deri në atë pikë ku pashë atë natë. Për hir të së vërtetës, unë nuk i ndjek që pas zgjedhjeve të 2009 emisionet politike. Ndjek raportet që bëjnë shumë shkurt, por nuk i ndjek sepse është humbje kohe dhe një konsum i jashtëzakonshëm energjish. Janë helm”, tha Rama.

Kryeministri shpjegoi dhe investimet e bëra në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, si dhe sqaroi aspiratat e vendit për vitin 2030, i cili shpresohet prej Ramës që të jemi anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Sa ishte PBB? Sot është më shumë se 25 mld euro. Kur ke rritje 2.5 herë më shumë, je më mirë apo më keq? Ke më shumë për të shpënrdarë, apo më pak? Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit. Këto janë projeksione të qeverisë, sjanë programe për të marrë vota. Tek rritja e pbb. Ne nuk veprojmë në një kontekst jashtë kontekstit të përgjithshëm. Ne krahasohemi me rajonin. Ne jemi një rajon që ka trashëguar mbi bazën industrial të shkatërruar komplet. Kur ne kemi marrë detyrën, ishim më dobët. Shqipëria ka rritjen më të lartë të PBB, jemi në 109%.

Të ardhurat për frymë. Kemi pasur 3324 euro, sot i kemi 10324 euro, në 2030 do i kemi 15000 euro.

Reduktimi i borxhit publik. Borxhi i fshehur kishte zhytur ekonominë. Shqipëria në 2013 ka qenë në prag të një kolapsi të ngjashëm me atë piramidal. Qëndrueshmëria e bankave ishte në rrëzik. Kemi shlyer borxhe për ilaçet, rrugët gjithë mandatin e parë, deri tek shkumsat tek shkolla. Kjo ishte situata në atë kohë. Sot ja ku janë kreditë, 4.3% është normale. Të rrisësh ekonominë me borxhe është njësoj si të shtosh njerëzit në tavolinë në shtëpi, duke marrë borxh. Borxhin sot duke pasur parasysh që kaluam covid, termet, e kemi ulur me 16.4 pikë në 54%. Projeksioni është ta çojmë në 50%.

Tek pabarazia në të ardhurat. Këtu thuhet janë 5 oligarkë, të tjerët… gjithë pasuria shkon tek 5. Shqipëria nuk ka oligarkë, ka njerëz të pasur. Ka rënë në 4.9%. shpërndarja në të ardhura është bërë më e ekuilibruar.

Tregu i punës. Për herë të parë papunësia është nën 10%. Një sqarim. Nuk është % e popullsisë, është % e forcave të punës. Është rënia e parë në 8.75.

Të punësuar. Këta janë të punësuarit kur morëm detyrën 1.023.000 njerëz. Në fund të 2024, 1.327.000. mes kësaj dhe kësaj a janë 300 mijë të paktën? Dhe natyrisht me aritmetikën sot jemi në hall. Ne e dëgjonim lulin kur thoshte 7×7=42, tani është 7×7=6 milionë.

% e të punësuarve me pagë nën 40 mijë lekë. Sa njerëz jetonin më pak se 40 mijë lekë, 60%. Sot ka rënë në 14.1%.

Rritja e pagave. Ishte 157 euro, në Janar u bë 500 euro, e në Shqipëri të vitit 2030 do jetë të paktën 650 euro. Në sektorin privat është më e qartë se paga minimale ka shkuar tek 500, madje shumë më lartë. Mesatarja e pagës u rrit, në 848 euro sot. Do të shkojë të paktën 1000 euro në 2030, në sektorin privat. Në sektorin publik të paktën 1200 euro në 2030.

Pensioni mesatar. Sot që flasim ne kemi dy lloje pensionistësh. Deri kur ne kemi marrë detyrën nuk kemi pasur sistem pensionesh, kishte një sistem asistence. Ne vendosëm sistem pensionesh, bazuar në sigurime. Sot kemi një bllok pensionistësh që janë para reformës, e një bllok pas. Kemi rritur bonusin, e kemi bërë në 2 bonuse. Paralelisht do ecim të arrijmë tju japim të gjithëve një pension minimal 200 euro, ndërsa mesatar 400 euro.

Tek taksat. Ne kaluam tek sistemi i taksimit të ndershëm. Kush fiton më shumë do paguajë më shumë. 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10%.

Taksa mbi fitimin e biznesit të vogël. Konsiderohej biznesi që merrte deri në 55 mijë euro xhiro në vit. Ne kemi rritur tavanin në 150 mijë euro. Shikoni ku janë sot me tatim mbi fitimin, zero. Kjo ka sjellë 100 mijë euro në vit pa tvsh, kanë përfituar 98 mijë subjekte dhe shteti ka vendosur 66 mln euro mos tua marrë taksë në vit. Biznesi deri në 140 mijë euro xhiro, që ka marrë 58 mln.

Pabarazia gjinore, sot jemi vendi i 23-të. E kjo është vetëm PS.

Shkalla e papunësisë për gratë ka rënë në 9.6%.

Pjesëmarrja e grave në forcën e punës, sot ka arritur në 70%.

Tek paga mesatare e grave, që është 820 euro.

Investimet e huaja ne jemi në % më të lartë në rajon.

Tek eksportet. 2.8 mld euro i eksportonte kur ne morëm detyrën, 9.1 mld eksporton sot.

Pagat e mjekëve sot janë 1670 euro, 2000 euro do jenë në Shqipërinë 2030, mesatare.

Programet sociale, kemi krijuar fondin më të madh të mbështetjes sociale në historinë e vendit. 2800 fëmijë me nevoja të veçanta, e do e dyfishojmë mbështetjen për nënat e tyre nga janari i 2026.

Kjo është një shifer e dashur për mua, 9200 e nënave që janë të papuna, qeveria i mbështet me siguracione, që të marrin pension.

Bonusi i bebes, e kanë marrë 227 mijë bebe. Vitin e ardhshëm do ndryshojmë skemën, jo më check në spital, por pagesë në vijimësi.

Pagat e mësuesve, kanë shkuar në 950 euro mesatare, e do shkojnë në 1250 euro në Shqipërinë 2030.

Tek mbrojtja. Një shifër që flet vetë, nga 28 mln euro, në 280 mln euro e kemi sot buxhetin. Janë edhe të gjitha planet e investimet që do bëjmë për mbrojtjen”, tha Rama.

Next Post
Fjala e parë e kryeministrit sllovak Fico pas atentatit: Nuk ndiej urrejtje ndaj sulmuesit, e fal

A do shkojnë në Moskë? Pas Vuçiç, sëmuret papritur edhe kryeministri sllovak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron vjen për herë të dytë në Tiranë, Rama: Tani na u hap koha…

Macron vjen për herë të dytë në Tiranë, Rama: Tani na u hap koha…

May 16, 2025
Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS e Tabaku nga PD më të votuarit

Mbyllet votimi në Tiranë, Gonxhja nga PS e Tabaku nga PD më të votuarit

May 16, 2025
Kryesia e BE “në duart” e Kroacisë, Plenkoviç: Do punojmë për hapjen e negociatave për Shqipërinë

“Çdo vend që e meriton, të hyjë në BE”, kryeministri i Kroacisë: Shqipëria në progres, ka hapur grup-kapitujt

May 16, 2025
Lufta e Ukrainës, kryeministri i Finlandës: Europa të veprojë me sanksione, duhet bashkëveprim me SHBA

Lufta e Ukrainës, kryeministri i Finlandës: Europa të veprojë me sanksione, duhet bashkëveprim me SHBA

May 16, 2025
Emigrantët/ Meloni asnjë hap pas: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni flet për qendrën e emigrantëve në Gjadër: Pse jemi në rrugën e duhur

May 16, 2025
Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

Erdogan mbërrin në Samit, pritet nga Rama: Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes

May 16, 2025
Samiti në Tiranë/ Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Samiti në Tiranë/ Meloni: Të këmbëngulim për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

May 16, 2025
VIDEOLAJM / Katër mandate?! Kancelari gjerman habitet me fitoren e Ramës

VIDEOLAJM / Katër mandate?! Kancelari gjerman habitet me fitoren e Ramës

May 16, 2025
Çfarë duhet të dini për Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë

Çfarë duhet të dini për Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë

May 16, 2025
FOTOLAJM/ Rama i ulet në gjunjë, Meloni: E bën që të jetë i gjatë sa unë…

FOTOLAJM/ Rama i ulet në gjunjë, Meloni: E bën që të jetë i gjatë sa unë…

May 16, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com