• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama flet për luftë: Opozita e vërtetë janë parazitët dhe grabitqarët e administratës

by Java News
19/07/2017 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dëgjesën e radhës me banorë të Vlorës, ku pasi dëgjoi shqetësimet e të pranishmëve tha se duhet “t’i japim çdo zyre dinjitet të merituar nga njerëzit”. Nuk kemi mandat për tu marë me opozitën tha Rama.

“Është një luftë që bëhet nëse çdo njeriu të zakonshëm i jepet aksesi përmes platformës, ta çojë zërin deri tek ministri menjëherë, jo t’i nxihet jeta me muaj e vite derisa të shohë një ministër rrugës. Tek ministri menjehërë, te autoriteti më i lartë kur problemi nuk zgjidhet.   Nuk duhet lënë qeveria e re të shkëputet nga populli që i dha votën, do e mbajë lidhur me popullin përmes një koalicioni të madh me njerëzit e zakonshëm të të gjitha shtresave dhe niveleve, të cilët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre”, tha Rama.

Rama theksoi se mandatin e dytë kjo qeveri, e cila arriti të fitonte 74 mandate, e mori për t’i shpallur luftë opozitës reale, që sipas tij janë abuzuesit në administratat shtetërore.

“Ne nuk kemi një mandat për t’u marrë me ata që janë në detyrë të bëjnë opozitën, por për tu marrë me opozitën reale të rrugës tonë për Shqiprinë që duam, që janë parazitët dhe grabitqarët e zyrave të shtetit. S’kemi luftë me opozitën në politikë që mund ta bëjnë me shumë rrugë, ulërima, shpifje. Ne duhet të luftojmë armikun publik nr, 1 të popullit shqiptar. Armiku kryesor është paraziti dhe grabitqari. Luftën s’do e bëjmë këtu me mua. S’do e bëjmë me njëri-tjetrin.”, pohoi Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

Kreu i qeverisë theksoi se qeveria e tij do të krijojë koalicion me qytetarët, ndërsa shtoi se Dule dhe Ndoka s’kanë asgjë më shumë sesa ata që mund të bëhen edhe ministra vetëm e vetëm se lidhin koalicion bashkë.

“Futet në koalicion Vangjel Dulja me Nard Ndokën. E cca kanë ata më shumë se ju? Futen në koalicione dhe bëhen ministra. Pse mos të futeni ju në koalicion?”, tha ai.

a.ç

 

 

 

Next Post
Liroi baronin e drogës, KLD urdhëron hetim disiplinor për gjykatësin e Durrësit

Liroi baronin e drogës, KLD urdhëron hetim disiplinor për gjykatësin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In