• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë”/ Bllokime rrugësh apo… Çfarë paralajmëron Bardhi për protestën e 7 tetorit

by S T
04/10/2024 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e 7 tetorit mund të zgjasë më shumë sesa një ditë dhe mund të jetë më shumë sesa një protestë, por lidershipi demokrat është hermetik për skenarët e protestës, që kanë për qëllim krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve.

Detajet mungojnë, sepse demokratët nuk duan që qeveria të jetë e përgatitur për skenarët e protestës. Madje nënkryetari PD Gazment Bardhi beson se ky është një sekret i ruajtur mirë.

“Nuk besoj se Rama e di çfarë do të ndodhë, se po ta dinte zemërimin e qytetarëve nuk do të sillej në këtë formë me opozitën, me qytetarët. Është detyrë e PD t’i prijë këtij zemërimi. Ajo që mund të them me siguri është se çfarë po ndodh me demokracinë në vend, kërkon një reagim të fortë.

Ne kemi ftuar qytetarët, që të reagojnë për t’i dhënë mesazhin kryeministrit se atë që e kemi fituar 34 vite më parë nuk mund ta humbim lehtë”, – tha zoti Bardhi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

E vetmja gjë e konfirmuar deri tani është se nuk do të ketë fjalime. Dhe, sipas historisë së përsëritur të demokratëve, kur nuk ka fjalime, ka veprime.

“Pretendoj një protestë masive dhe me njerëzit e duhur për ta vazhduar atë. Situata dikton një reagim të vazhdueshëm të qytetarëve për të ndryshuar këtë realitet.

Vendimi ynë politik është për protesta të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Por a ka në plan opozita që të bllokojë rrugët apo pika strategjike si portet dhe aeroportin? Zoti Bardhi la të hapur çdo veprim. “Ne nuk përjashtojmë asnjë prej këtyre skenarëve”, tha Gazment Bardhi në RTSH, duke i dhënë një përgjigje jo shumë optimiste pyetjes, nëse krijimi i qeverisë teknike është apo jo një qëllim i arritshëm.

“Është apo jo i arritshëm, kjo mbetet për t’u parë, por unë besoj se Shqipëria në vitin 2025 ka nevojë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Next Post
Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, Veliaj: Ekipet e emergjencës janë në terren

Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, Veliaj: Ekipet e emergjencës janë në terren

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    O trim me fket Gaz Bardhi . Cfar portesh dhe aeroportesh do bllokosh ti. Po do ju sulet pjesa tjeter e opullit hallexhi dhe do ju bej copash. Pse me dhune do vini ne pushtet. Ja ta shikojme moj Bsstdha se cfar do ndodhi merr dhe Noken dhe Nallbatin we ben te fortin.Populli do qetesi dhe jo me 97.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In