Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika feston ditëlindjen. Përveç urimeve që ka marrë nga miqtë e tij, një dhuratë ish-kreu i Vlorës ka marrë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Këtë e ka bërë me dije vetë Gjika, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë i ka dhuruar atij një shishe verë, një dhuratë e kthyer në simbol kjo nga ana e kryeministrit.
‘Edhe këtë vit nuk mungoi dhurata e Kryeministrit për ditëlindjen time’, ka shkruar Gjika, duke lënë të kuprohet se çdo vit ka marrë urime nga kryeministri.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes Ramës dhe Gjikës u lëkundën në vitin 2015. Asokohe, pak muaj para se të përfundonte mandatin e kryebashkiakut, Gjika u arrestua për shpërdorim detyre.
Ndërkaq, Rama u shpreh se e ka mik por nuk mund ta amnistonte. Më pas Gjika u shpall i pafajshëm.