• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Nuk do ketë ndryshime në qeveri, PS s’ka persona të inkriminuar

by
30/07/2015 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Në një intervistë për gazetarët, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e bërë nga qeveria që ai drejton përgjatë këtyre dy viteve. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare, u shpreh se falë masave të marra, Shqipëria është në rrugën e duhur për rimëkëmbjen ekonomike.

Në këtë drejtim, Rama nënvizoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, as vitin tjetër parlamentar por edhe gjatë mandatit të parë qeverisës të mazhorancës.

Ndërsa sa i përket dekriminalizimit dhe vëmendjen që ka marrë sërish kjo çështje pas publikimit të raportit të DASH, Rama është shprehur se asnjë kandidat për deputet apo për kryetar bashkie i kandiduar nga PS nuk është me rekorde kriminale.

Rama: Ekonomia me trend pozitiv, shlyem 641 milionë dollarë borxhe

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve ka vënë në fokus nismat ekonomike të qeverisë që ai drejton. Në fjalën e tij kryeministri Rama ka theksuar se në dy vite të qeverisjes që ai drejton, Shqipëria ka ndjekur trendin pozitiv të rritjes ekonomike, falë edhe mbështetjes së FMN-së.

Në këtë kuadër, shefi i qeverisë tha se Shqipëria ka qëndruar në harmoni me parashikimet e programit të hartuar me FMN-në dhe Bankën Botërore, duke u mbyllur me rritjes 2.82% në fund të 2014-s.

“Ekonomia u mbyll me rritje 2.82% në fund të 2014-s. Ndërsa në fund të 2015 do të jemi pranë rritjes prej 3 për qind”, ka deklaruar Rama.

Ndikimi në trendin pozitiv të ekonomisë sipas Ramës ka pasur edhe shlyerja e 641 milionë dollarë borxhe ndaj kontraktorëve.

“Ky qe një proces me ankesa për korrupsion zero, pasi metoda e përdorur, duke shlyer detyrimet në bazë të një radhe të papërcaktuar nga qeveria dhe dëshirat e Ministrisë së Financave, por e caktuar nga koha e krijimit borxheve ka garantuar që procesi të jetë i pakontestueshëm”, tha Rama.

Për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka shtuar Rama, kemi një ulje të borxhit nën 69 për qind, në 68.2 për qind.

“Duke marrë parasysh edhe shlyerjen e detyrimeve ndaj kontraktorëve, niveli real i borxhit është 64 për qind”, ka thënë më tej Rama.

Ai ka shtuar se, paketat fiskale kanë ardhur me masa lehtësuese, të cilat kanë dhënë një efekt prej 97 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit. Një tjetër arritje sipas kryeministrit kanë qenë edhe rimbursimet automatike të TVSH-së, që kanë eleminuar sipas tij zvarritjet.

Next Post

Cameron: Do t'i largojmë të gjithë emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In