Kryeministri britanik, David Cameron premtoi dëbimin e më shumë emigrantëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që qindra emigrantë kanë bllokuar portin francez Calais në përpjekje për të arritur tunelin që lidh dy vendet.
“Pavarësisht nga situata testuese me disa mijëra emigrantë që shpresojnë të arrijnë në Britani nga Calais, vendi nuk do të bëhet një strehë e sigurtë”, u tha Cameron gazetarëve gjatë një vizite në Vietnam.
”Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera evropiane u përballën me një numër të madh personash që vijnë përgjatë Mesdheut duke kërkuar për një jetë më të mirë”, citon BBC-ja Cameronin.
“Por, ne kemi nevojë të mbrojmë kufijtë tanë duke bashkëpunuar me fqinjët francezë dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, u shpreh Cameron.
”Më shumë emigrantë të paligjshëm do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar kështu njerëzit do të kuptojnë se nuk është një strehë e sigurtë”, përfundoi ai.