• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama njofton takimin me 30 mars në Athinë, i përgjigjet edhe PD për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit!

by B K
22/03/2025 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj “shqetësimet” e opozitës për replikat mes tij dhe Lulzim Bashës. Në një video në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se nuk duhet të shqetësohen për të, por të merren me faktin se Sali Berisha, të cilit i referohet si “bufi i kënetës” ofendon duke përmendur familjarë të tij.

“Ore ca bëhet kështu më thotë stafi që ndjek rrjetet sociale janë fyer shumë militantët e kënetës me tiki taka ime me Lul Euroatlantikun. U vinka turp se nuk bën udhëheqësi kështu. Po kur dëgjoni bufin që merr rrugët me libër shtëpie për të tjerët u vjen ndopak turp apo hiç se këneta kështu e ka. Ca të tjerë shkruakan se nuk paskemi program prandaj unë po përdor Lulin që të largoje vëmendjen. E thotë bufi këtë. E kemi programin jo elektoral si ata që nuk kanë gjë në dorë, por e kemi qeverisës, fushë për fushë dhe kategori për kategori sociale. Kur të vijë dita e planifikuar do të ndajmë edhe me ju demokratët piketat kryesore, duroni pak ditë. Por mendoni vetëm pak se kur BE thotë hajdeni punojmë ditë natë se do t’ju marrim në familje dhe t’i mbyllim negociatat deri në fund 2027, si thoni ju, na e thotë për sytë e bukur se program nuk kemi apo për atletet e mia se ata janë zbathur në Bruksel. “, thotë Rama.

Më tej, Rama iu përmend edhe faktin se për tetë vite kanë qenë ata që e kanë mbajtur Lulin në krye të PD. Ai thekson gjithashtu se rezultatin e PD në 2021 me Bashën, PD s’do ta arrijë kurë më 11 Maj.

“Unë s’kam punë tjetër, që zgjodhëm përpara jush dhe fle pas jush, kështu ma do detyra se në këtë punë veç punë plotë të tjera kam. Edhe Lulin punë pune e kam unë deri në 11 Maj, se më pas ka gjumin e verës. Prandaj mos qani hallin e udhëheqësit, shtetit, popullit, programit për ato 5 minuta që harxhoj unë me Lulin, por qani hallin tuaj dhe shikoni se çfarë i duhet i duhet Shqipërisë na ju në këtë moment. Ju me Lulin harxhuat 8 vjet e mbajtët kryetar. Apo e mbajta unë? Pastaj u kthyet prapë te bufi se do t’u sillte në pushtet. Ju kujtohet se si iu tha për një muaj iu sjell në pushtet se e ka fajin Lulin. Po tani? Apo prapë Luli ua ka fajin? Kurrë s’e merrni me bufin rezultatin e 2021 me Lulin. Rri shtrembër dhe fol drejt. Harrojeni! Prandaj të paktën qeshni për ato 5 minuta në ditë se ngelët duke qarë nga humbje në humbje.”, thotë mes të tjerash kryeministri. “, shtoi ai.

Më tej, njofton se me 30 mars do të jetë në Athinë.

“Hidhuni këtej, hidhuni siç po bëjnë plot. Në Vlorë sonte janë plot me demokratë, braktiseni kënetën. Bëhuni me PS këtë herë, hidheni votën te kutia 5, për Shqipërinë në BE, për pasaportën e BE, për veten e fëmijët tuaj. A ndjesë se na qenkan mërzitur nga disset e mia me Lulin edhe disa që e shkruajnë emrin në greqisht. Shiheni më 29 mars Kreta, 30 mars në Athinë.”

Next Post
LIVE/ Mbahet në Tiranë Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama: Shqipëria ka shanse reale të hyjë në BE

LIVE/ Mbahet në Tiranë Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama: Shqipëria ka shanse reale të hyjë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In