• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, një urë mes Athinës dhe Stambollit?

by A R
17/09/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita në rezidencën verore të Presidentit Erdogan dhe menjëherë pas saj darka me Kryeministrin Mitzotaqis, e kanë vendosur kryeministrin Rama në qendër të një teorie konspirative sipas së cilës ai po ndërmjetëson një armëpushim mes dy vendeve në kulmin e një përplasjeje muskuloze për kufirin detar mes dy vendeve.

Gjatë panelit të organizuar nga Revista “The Economist” në Athinë kryeministri shqiptar e ka sfiduar audiencën e greke, duke thënë hapur se Presidenti turk nuk është aspak antigrek, se Turqia është vendimtare për sigurinë e Europës dhe se dialogu mes Greqisë e Turqisë është i domosdoshëm për vetë Europën.

Në një kuptim ai u ka thënë grekëve se djalli nuk është aq i zi sa duket dhe nuk ka ngurruar të polemizojë me ish-ministren e Jashtme, Dora Bakojanis, duke rrëzuar argumentin se pas prishjes së marrëveshjes së detit me Shqipërinë është dora e Turqisë!

Fjalët e Ramës kanë pasur jehonë në shtypin e të dy vendeve dhe në pasditen e ditës së djeshme, po nga i njëjti forum kryeministri Mitzotakis ka befasuar me shprehjen e tij se është gati të ulet në dialog me Presidentin e Turqisë pa kushte. Pak më vonë shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu është shprehur se Turqia dëshiron zgjidhje dhe mbështet opsionin e çuarjes së çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare; një opsion që përkon me atë të Ramës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shqipërisë e Greqisë.

Miqësia e Kryeministrit shqiptar me Presidentin e Turqisë është fakt i njohur botërisht dhe Rama s’ka ngurruar ta pohojë as kur fuqitë e mëdha janë përplasur me Presidentin turk. Ai është sulmuar shpesh nga mediat greke për këtë miqësi dhe është parë gjithnjë me dyshim nga Athina zyrtare për këtë shkak, por mbase sot kur askush nuk e zbut dot luanin e egërsuar të Ankarasë, Edi Rama është personi i duhur në vendin e në kohën e duhur, për të qenë minimalisht subjekti i një teorie konspiracioni.

Gazeta Shqip

Next Post
Sa raste aktive me koronavirus janë në vend/ MSH: Ja sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

Shkrimtari Mark Simoni lë spitalin i shëruar: Covid, një inteligjent i zi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In