• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama një kameleon i suksesshëm!

by Denis Dyrnjaja
29/05/2025 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Të jesh i shoqërueshëm politikisht. Ky ndoshta duket një detaj shumë periferik apo i parandësishëm, por në fakt është i shumë rezultativ në kohët e sotme të politikës vendore e globale. Njësoj si kameleoni një lloj zvarraniku, që ndryshon ngjyrën në natyrë dhe përshtatet sipas rrethanave, edhe kryeministri ka arritur të përdorë të njëjtën metodologji për te menaxhuar dhe qëndruar në pushtet.

Sot foto e ditës është ajo mes Edi Ramës dhe ish deputetit gjerman Emar Brok. Ky i fundit ka vizituar Tiranën disa muaj më parë, ku i shkoi në banesë Kryetarit të PD Sali Berisha, gjatë kohës kur mbahej i izoluar me masë sigurie në arrest shtëpie. Këto dy takime përbëjnë në vetvete edhe një tregues domethënës politik, që Edi Rama penetron lehtësisht në qarqet aleate të kundërshtarëve të tij.

Në kohë Rama ka dhënë prova se nuk e ka fare problem të kapërcejë gardhin politik, si brenda dhe jashtë vendit për të bashkëpunuar me kundërshtarë ideologjik. Shembulli më i fundit i kësaj qasjeje është takimi me ish deputetin gjerman Brok, i cili përtej koherencës për të trajtuar në mënyrë distante politikisht Ramën, nuk i kursen notat dashamirëse dhe miqësore ndaj kryeministrit socialist të Shqipërisë.

Por shembull edhe më i fortë është marrëdhenia e ngushtë dhe shumë miqësore me homologen e Italisë Georgia Meloni, e cila vjen nga e djathta, por ndërkohë marrëdheniet e saj me ata që pretendojnë se përfaqësojnë të djathtën në Shqipëri, janë inekzistente. Pra që nga koha e Silvio Berlusconit, PD përjeton një shkretëtirë të madhe në marrëdhëniet me të djathtën italiane.

Po ta shtrimë më gjatë dhe në një kënd tjetër vështrimin në kohë, në marrëdhëniet me SHBA, veçanërisht me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, që janë syri dhe veshi i Presidentit Amerikan kudo në botë, Berisha ka patur relata të komplikuara deri në bojkotim total të tij si individ, përjashtuar ambasadorin Ryerson i cili ishte i vetmi që theu çdo protokoll diplomatik për të shprehur mbështetjen ndaj PD për rrjedhojë edhe Sali Berishës si kryetar i saj, në kohën e përmbysjes së regjimit diktatorial në Shqipëri në vitet ’90. E gjithë pjesa tjetër është një histori gri.

Berisha nuk arrin dot të shndërrojë në interes të PD dhe vetes së tij energjinë diplomatike dhe lobimet politike ndërkombëtare, që jo domosdoshmërisht blihen me para. Madje edhe me para duket se Berishës nuk po i ecën diplomacia valutore. Chris LaCivita është shembulli më i fundit. Madje mirë që Rama nuk e ftoi se rrezik ta përpunonte e ta përmbyste në favor të vetes dhe strategjistin amerikan që u fol që erdhi për t’i dhënë fitoren PD dhe Berishës në zgjedhje, por faktikisht iu vuri vetëm nga një kapelë në kokë dhe iku në punë të vet.
Pajtimi i tij si strateg rezultoi një dështim total nga të gjitha drejtimet dhe ekspozoi fantazinë e thatë, shterpë e të dëshpëruar të PD.

Për t’iu rikthyer idesë kryesore është më rëndësi të theksohet idea se koha po provon dhe kërkon që liderët politikë të krijojnë marrëdhënie ndërperpsnale, me homologë apo forca politike të tjera. Nëse e shtrijmë në kohë dhe në efektet e përfituara, Rama duket se e zotëron në mënyrë perfekte këtë pjesë, ndryshe nga Berisha. Pra kontraversialitetin ai e shndërron në kredite politike, që i shërbejnë më pas si një mbështetje për interesat shtetërore, por edhe personale për rrjedhojë.

Në fund të fundit shteti është koncept abstrakt dhe ai merr kuptimin, fytyrën por edhe frytet e njeriut që e udhëheq. Kryesisht me intuitë, por edhe me improvizime që nuk i mungojnë, Rama ia del të kapërcejë kornizat burrokratike të shtetarit klasik dhe kjo mënyrë duket se krijon atraksion. A është e duhura? Ndoshta jo! A është dinjitoze? Ndoshta jo! A është rezultative? Duket se po. Këtë e vërtetojnë realisht jo vetëm marrëdhëniet ndërpersonale të tij, por edhe statusi që Shqipëria ka fituar në këto vite, duke iu shkëputur ndjesisë se inferioritetit dhe duke u shfaqur me më shumë dinjitet në prezenca ndërkombëtare.

Në fund qëllimi justifikon mjetin, ndaj politika me klishe dhe formalizma, duket se është bërë e lodhshme edhe për vetë burokratët, ndaj të gjithë janë të prirur të anojnë nga e natyrshmja dhe jo konformizmi dhe skematizmi. Ky është rasti për t’i kujtuar opozitës së ajo ka nevojë për të përftuar një mendësi të re të rikonceptimit të marrëdhënieve, veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.

Ndoshta nuk funksionon më teza duke u qarë e duke u qarë apo duke sharë e duke sharë pa fund. Tashmë duhet gjetur një lidership i ri karizamtik, sharmant dhe interesant që tejkalon këtë mendësinë e lodhur dhe të konsumuar politike që nuk prodhon asnjë atraksion për opozitën që ka ngelur të e njëjta sjellje e gjuhë refataktare. Filozofia e të ndjerit në rrethim të vazhdueshëm nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm dhe skenarët konspiracionistë se të gjithë punojnë kundër opozitës duhet të marrin fund.

Duhet gjetur mënyra që media dhe drejtësia të jenë partnerë të opozitës dhe jo kundërshtarë të saj. Dhe kjo nuk arrihet me mendësinë luftarake sovjetike që dominon kokat e nxehta të lidershipit demokrat qe mbijeton me këto mënyra. Politika është komunikim e ndërveprim. Ndoshta ky është dhe çelësi që mund të prodhojë antidotin e konkurrimit të Ramës, i cili më shumë përdor formën sesa përmbajtjen për të siguruar vazhdimësinë e suksesit të tij.

Ideologjia si shtyllë e fortë ndikimi në publik dhe në politikë ka ikur bashkë me shekullin e kaluar, bashkë me luftën e ftohtë dhe me prokollet e zyrat plot burrokratë si në lindje dhe në perëndim. Tani është epoka e njerëzve që e shndërrojnë çdo çast në improvizim dhe relaksim në komunikim. Fiton dhe preferohet ai që është i shoqërueshëm politikisht dhe gjen mënyrën të bëjë sa më shumë partnerë jo armiq e kundërshtarë.

Next Post
Xhaferaj: Opozita pësoi një humbje turpëruese, PD ka arritur fundin

Xhaferaj: Opozita pësoi një humbje turpëruese, PD ka arritur fundin

Comments 1

  1. Ρrushi says:
    1 year ago

    Nuk mund quhet kameleon një kryeministër që di të sillet me udhëheqësit europianë të votuar nga popujt e tyre për të udhëhequr shtetin e tyre në një katërvjeçar. Kameleonët ndryshojmë ngjyrën për tu mbrojtur, për të mos u çfaqje tek kundërshtari i tyre. Ndërkohë Rama ka qasje direkte duke çfaqur ngjyrën e bashkëbiseduesit. Për Ramën nuk ka rëndësi pëekatësia për ngjyrat partiake që përfaqëson një koleg i tij perëndimor. Ai e shikon atë si partner të barabartë, aspakt i përhulur, aspakt i përkulur. Prandaj korrigjohu zoti gazetar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In