• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nisim rrugën drejt 18 qershorit pa PD, dy mëndje të çoroditura e kanë marrë peng

by Java News
07/05/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bere te qarte se ne oret e fundit qe kane mbetur nga afati i lene per te arritur ne nje marreveshje me PD, nuk ka me asnje shprese dhe se mazhorannca niset neser drejt 18 qershorit pa kete parti.ë. Afati i vendosur prej tij për opozitën që t’i bashkohet procesit të 18 qershorit ka skaduar dhe nesër maxhoranca do të nisë fushatën zgjedhore. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë në rubrikën “Komunikimi i Javës” në Facebook. Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që më 18 qershor të marrin pjesë në votimi dhe të mos bëhen palë e atyre që, sipas tij, për interesa personale janë të interesuar ta çojnë vendin drejt destabilitetit.

“Pretendimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në po merr formë përfundimtare për shkak të verbërisë së liderit të vjetër dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrin dhe lider nuk bëhet dot. Nesër ne nisim rrugën drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike“, u shpreh Rama

“​Sot është dita kur po shkon drejt përfundimt një proces i vështirë përgatitjet për zgjedhjet e 18 qerhsortit, një proces i vështirësuar nga PD, një parti e cila lindi 27 vjet më parë si mëshimiri i aspiratës kombëtar për Shqipërinë si gjthë Europa, ndërsa sot është kthyer në një bunker plastmasi. Ju e dini se sot duhet të zhvilloheshin zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës. Ne u tërhoqëm për të shmangur derdhjet rrugës të Kavajës dhe për t’i krijuaar PD mundësinë e fundit për përfshirjen me dinjitet në zgjedhjet e 18 qershorit. Kurrë gjatë 15 proceseve zjgedhore gjatë pluralizimit, opozita nuk ka pasur mundësinë që ka pasur sot, për t’u bërë pjesë e qeverisë nga fillimi në fund të fushatës zgjedhore, për të monitoruar procesin. Sot mund të jetë dhe mund të japë një kontribut konkret për përmirësimin e standardeve zgjedhore të këtij vendi. Por deri tani PD nuk ka dëgjuar të punojë me ne për të mirën e Shqipërisë dhe zor se do ta bëjë detyrën e saj. Fatkeqësisht, kohën e fituar nga tëheqja jonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të mbyllur laboratorin e krizës artificiale në Bulevard. E hum bi këtë kohë të çmuar në mënyrë abuzive duke festuar një fitore imagjinare. Me shumë keqardhje, fija e shpresës që PD të kthehet në rrugën e arsyes, të çbllokojë Vettingun, të votojë reformën zgjehdore, të zgjedhë zv/kryeministrin dhe tre zv/ministra, është një fije shpresë tanimë e padukshme. Pretendimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në po merre formë përfundimtare për shkak të verbërisë së liderit të vjetër dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrit dhe lider nuk bëhet dot. Është për të ardhur keq që dëshira, përpjekja dhe durimi im nuk mjaftoi se frikën nga drejtësia dhe humbja për këto zgjedhje s’ja heqim dot dy njerëzve që po sakrifikojnë partinë.. As qeverinë s’ja japim dot, as s zgjedhjet nuk ua shtyjmë dot se kështu ua thotë mendja atyre që të mos destabilizojnë Shqipërinë. Nesër do nisemi drejt 18 qershorit pa PD, që ta ketë shumë të q qartë që Shqipërinë peng nuk e merr dot kurrë, destabilizimi që ëndërron për turpin e saj nuk e realizon dot në asnjë mënyrë”.Nesër ne nisim rrugën drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike”, deklaroi Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Vulin lë aktivitetin në Austri për shkak të flamurit të Kosovës

Vulin lë aktivitetin në Austri për shkak të flamurit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

September 30, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Politico”: BE “hap portat”? Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat

September 30, 2026
Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com