47 liderë evropianë do të takohen nesër (enjte 18 korrik) në Pallatin Blenheim, për samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.
Drejt Britanisë ka udhëtuar pas mesdite dhe kryeministri Edi Rama. Mes të tjerave, udhëheqësit do të diskutojnë në këtë takim të 4 të këtij komunitetit dhe për migrimin.
Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.
Ky do jetë një nga angazhimet e para të Kryeministrit të sapozgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer me liderët ndërkombëtarë.