• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nis nga nesër ecejaket diplomatike nëpër Europë, nga Athina në Bruksel brenda ditës

by Java News
28/10/2019 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk kam pse të jap dorëheqjen. Do të vazhdojmë punën tonë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama – vetëm pak orë pasi Këshilli Europian vendosi të mos hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë – dhe duket se këtë po bën.

Rama do të rinisë nga nesër ecejaket diplomatike, duke u takuar me një sërë personalitetesh të lartë të politikës në Europë.

Udhëtimi i tij nis drejt Athinës ku do të marrë pjesë në Forumin e vendeve të Ligës Arabe.

Në orën 13:30 me kohën vendase, Rama do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Qiriako Micotaqi, takim që pritet të zgjasë rreth një orë e ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme.

Ndër to edhe marrëveshjet e lëna “pezull” mes dy vendeve si ajo e kufirit detar.

Mbrëmja kryeministrin Rama do ta gjejë në Bruksel. Federica Mogerini ka thirrur sërish në darkë liderat e Ballkanit Perëndimor.
Çështja e vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë në fokus të diskutimeve.

Lista e të ftuarve në darkën ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i KE-së Jean Claude Juncker përfshin edhe Zoran Zaevin e Maqedonisë së Veriut, Milo Gjukanoviçin e Malit të Zi, Aleksandër Vuçic për Serbinë, Hashim Thaçi për Kosovën dhe 3 përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Zeljko Komsiç dhe Shek Xhaferoviç.

Next Post
Festa kombëtare në Greqi, krijohen radhë 1 km në doganën e Kapshticës

Festa kombëtare në Greqi, krijohen radhë 1 km në doganën e Kapshticës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

July 4, 2026
“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

July 4, 2026
Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In