• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ngre tonet: Basha dhe Peço Vasili të ndalin sulmet ndaj nesh, se për atë Zot…

by A R
18/06/2020 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot kërkesave të opozitës parlamentare për ndryshime në sistemin zgjedhor. Ai tha se deputetët nuk duhet të harrojnë se janë aty falë listave të mbyllura.

“Ju këtu keni ardhur nga listat e mbyllura. Edhe kuotat gjinore nga listat e mbyllura janë siguruar. Por listat nuk janë tabu. Ejani të diskutojmë. Sepse kam më shumë respekt për ju këtu sesa për ata jashtë. Unë nuk iu shoh sikur kanë ikur nga Kuvendi disa të shkolluar në Harvard dhe kanë ardhur disa hamej” – tha Rama.

Kryeministri pati edhe një apel për opozitën PD-LSI shkruan javanews. Ai tha se Partia Socialiste nuk i ka asnjë borxh Bashës dhe Vasilit që shajnë e kërcënojnë përditë.

Ai shtoi: “I them sot Lulzim Bashës dhe Peço Vasilit të mos dalin të shajnë e të sulmojnë. Mos vazhdoni të sulmoni Partinë Socialiste. Mos vazhdoni ta bëni këtë, se për atë Zot ajo marrëveshje ka krijuar një klimë pozitive në raport me partnerët” – tha Rama duke shtuar se “nuk ua kemi për broxh t’i durojmë për ditë”.

Shefi i mazhorancës përsëriti se nuk bëhet fjalë për reformë, por për një marrëveshje që ai nuk e simpatizon aspak, shkruan javanews.al

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Edi Rama foli edhe për reformën zgjedhore.

“Po ndodh një proces reformimi në sistemin e drejtësisë, i ndërlikuar, i gjatë, me defektet e veta dhe ndjekja e aseteve kriminale. Ministri i Brendshëm nuk mbledh kamerat, por sot dhe jo dje, policia është e pavarur zoti Valteri. Ju nuk mund të flisni policët kështu dhe policët ashtu. Shikoni të gjitha operacionet nga policia dhe do të shikoni si krimet e kryera më parë, janë hapur autorët. Patjetër që grabitja në Rinas do të bënte lajm të bujshëm, por ju e dini, që organizatorët janë kapur, janë pas hekurave. Ju flisni këtu njëlloj si kryetari juaj, Lulzim Basha. Jeni një tenor më i mirë se ai, me ushtrinë nuk keni lidhje, por me melodinë jeni më familjar se ai. Nga një anë kërkojnë gjithcka, nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë. Duan cdo gjë sikur e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, por ndaj nesh, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së dhe i meritoni ato që u thonë, se ata u kanë sjellë këtu dhe ju keni dalë nga reshti, por me ne cfarë kanë? Kanë pamundësinë për kapërcimin e një kulture politike, që është problemi i madh i këtij vendi dhe si pasqyrohet në media.

Ne të gjithë jemi europiane dhe themi ta integrojmë Shqipërinë sa më parë në Europë dhe kur japim argumentet pse jemi më të zotë dominon ajo që nuk ka lidhje me BE-në, kultura e akuzës, shpifjes, fyerjes, përçarjes, sakatimit psikologjik, të një mileti të tërë, që këtu merr shembullin më të keq. Si ka mundësi që kur vini këtu ju apo ata që ishin para jush silleni kundër të gjitha atyre që u kërkoni fëmijëve tuaj në shtëpi, si shpjegohet? Sikur fëmijët tuaj të bëjnë atë që bëni ju këtu, apo baballarët tuaj (PD) secili si prind do të ishte shumë i shqetësuar. Imagjino zoti Valteri nëse ju thërret mësuesja e djalit, apo vajzës, se nuk e di cfarë keni vajza apo djalë, apo jeni në kërkim të një vajze. Ju do u dhimbe koka dhe do të thonit nga doli ky, ndërsa këtu u jepni shembull të gjithë nxënësve se kjo është mënyrë për t’u bërë njerëz të mëdhenj. Ne nuk jemi engjëj, por as djaj, por as ju. Ti je një ëngjëll djallëzor që shfaqesh këtu në formën e një politikani të ri që nuk ka lidhje me të vjetrën është në rrugën tënde, do të kesh sukses besoj, se na duhen forca të reja në politikë, por nëse vërtetë do të jesh i ri në politikë, mos fol njëlloj si ata që të kanë sjellë këtu, se është mëkati më i madh që ky parlament ka bërë 30 vjet. Nuk ka qeveri që nuk bën gabime, nuk ekziston, por parlament në botë që të jetë një klub ku mblidhen njerëz dhe pa pasur raki përpara i bëjnë të dehurit të duken esëll krahasim me ta nuk ka. Nëse duhet të flasim për integrim duhet të zgjidhim këtë, duke bërë secili pjesën e vet, edhe unë që po flas, nuk e përjashtoj veten. Po të flesh me komshiun, patjetër i merr edhe zakonet. Jemi shqiptar me dëshirat, pasionet, dhe të metat tona. Por për të mos mbetur dyerve të ambasadave për gjëra që duhet ti zgjidhim këtu” tha Rama.

/a.r

Next Post
Shenjat e Horoskopit që janë “të çmendura” për aventura

Shenjat e Horoskopit që janë “të çmendura” për aventura

Comments 4

  1. Sufllaqexhiu i KM says:
    6 years ago

    O rraca e qenve te bashkise …..ti je nje i kapur prej fyti nga BE dhe Parlamenti Europian.Pago sa te duash funksionare e ambasadore.Do han lekt e popullit qe ja jep ri o zgjyre dhe ne fund do te shesin me pak se 30 aspra.Fundi jot esht i garantuar…por me dysh do e han ata qe kan rrahur vjedhur e burgosur ne emrin tend

    Reply
  2. Baca says:
    6 years ago

    Se kush eshte i kapur ne korrupsion, vrasje, falje te teritorit te vendit e vjedhje mandati, dihet nga te gjithe! Keto poshtersi s’mund te transferohen aq kollaj ne adresa te tjera.

    Reply
  3. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    TË TËRË DO KALONI NGA GURI ME VËRË! Ti,kryeministerhallemadh, presidenti likekembeplehu qe vazhdon te besh pazare dhe mbas ju te dyve vjen tere qejf saliviçidoli, lyltsimi ,gramozrroçka e me rradhe e me rradhe! Hyneret tuaja skan te sosur gjidi rrufjane te degjeneruar.

    Reply
  4. shkurt 2014 says:
    6 years ago

    Nuke ja vlen te humbesh kohe me kater 4 ndytsirat qe shkatrruan vendin e popullin,e kane vjedhur e placikitur ne mnyren me barbare.plaku I vicidolit,lir floriri edvin narkomani e lyli basha,kta monstra kane hake te varen ne litare,dhe eshte pake.kta ishin e jane fatkeqsia e Kombit,do tju vije dite te mbesin ne histori si shkatrrimtare e plackites te vendit.

    Reply

Leave a Reply to Sufllaqexhiu i KM Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In