• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Shkupi: Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë prova, mjafton të shikoni shifrat e importeve dhe eksperteve

by Java News
14/11/2022 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga Shkupi tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë më të mira se kurrë.

Po ashtu ai foli edhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se rruga e tyre ka qenë e vështirë, e duke shtuar se po kështu ka qenë edhe për vendin tonë.

Duke folur për Ballkanin e Hapur ka dhënë provat, teksa tha se “mjafton të shikoni shifrat e importeve dhe eksperteve që ka një rritje në lidhje me vitin e shkuar”. Po ashtu Rama tha se dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur, nuk duhet lejuar që të kthejë ndryshimet e kërkuara në arsye për t’u përçarë mes tyre.

“Më vjen mirë që me Maqedoninë e Veriut kemi hedhur themele të forta për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët.

Do të jetë një e ardhme në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve sot. Sot kur na ndajnë pak ditë nga Samiti i Be me vendet e rajonit tonë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky është një oportunitet për të nënvizuar forcën e bashkëpunimit tonë.

Për sa i përket pastaj aspektit të marrëdhënieve tona bilaterale ato nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot, po japin rezultate konkrete. Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë prova në shifra, mjafton të shikoni shifrat e importeve dhe eksperteve që ka një rritje në lidhje me vitin e shkuar.

Për mua është një shenjë e potencialit të bashkëpunimit mes vendeve. Jemi tashmë si vende që negociojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku fati e desh që ne të bashkoheshim në dhimbje nga dashuria ndaj Evropës dhe indiferentizmin e saj ndaj nesh.

Tashmë jemi në një fazë tjetër që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen evropiane dhe ky rezultat ka ardhur fal vendosmërisë tonë për tu martuar me hir apo me pahir me të dashurën tonë Evropa e bashkuar.

Integrimi në BE për ju ka qenë më e vështirë, po dhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Tani ndryshmet e kërkuara në këtë rast për RMV dhe të dakordësuara më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’i kthejë në arsye për t’u ndarë mes vetes. Është në interesin tonë që ato të ndihen sa më mirë në vendin tonë dhe të mos ndjejnë dallim nga qytetarët e tjerë që janë, ata më kombësi shqiptare. Populli këtu është më i mençur sesa politikanët dhe nuk besoj se do ia falë kujt ligësinë dhe shtirjen kinse patriotike dhe marrjen peng të RMV ndërkohë që kapërcimi është epokal. Nuk dua as ta mendoj se RMV mund të rikthehet në të shkuarën dhe të vetëizolohet”, tha Rama.

/s.f

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In