• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Shkodra: Investime për të zgjidhur ujitjen dhe kullimin

by A R
29/03/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Shkodra se qeveria do të ngre një flotë të re për ujitjen dhe kullimin dhe me këto investime do të marrë zgjidhje përfundimtare problemi i ujitjes, veçanërisht në zonat ku bujqësia ka një zhvillim intensiv.

Këtë deklaratë ai e ka bërë teksa ka qenë i prnaishëm në Koplik, aty ku ëhstë vënë në funksion për herë të parë pas 26 viteve kanali ujitës Grishaj, 14 kilometra i gjatë, i cili është vazhdim i kanalit të Shtodrit, në zonën e Malësisë së Madhe.

“Projekti ynë këtë vit është projekti më i madh që është bërë ndonjëherë për ujin, qoftë për vaditjen, qoftë për kullimin. I ndarë në dy pjesë, një pjesë e ka qeveria nëpërmjet bordeve të ristrukturuara të kullimit. Tani kemi vetëm 4 borde të ndarë në 4 rajone të Shqipërisë dhe pjesën tjetër me Bashkitë. Po bëjmë gati edhe një flotë të re komplet për ujitjen dhe kullimin. Flasim për mjete të motorizuara. Do bëjmë faktikisht të mundur që këtë vit të kemi një zgjidhje thuajse përfundimtare të këtij problemi, sidomos në zonat ku ka më shumë zhvillim intensiv bujqësia.” Ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se, investimet që po realizohen në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së digave dhe rezervuarëve, si dhe sistemimin e kanalizimeve  synojnë një rehabilitim tërësor dhe të qëndrueshëm, që do të përmirësojë ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore.

Ndërkohë, drejtues të pushtetit lokal të zonës e informuan kryeministrin mbi ecurinë e punimeve për pjesën e mbetur të investimit, i cili përfshin rehabilitimin e kanaleve dytësore, të cilët do të rrisin sipërfaqen e ujitur të tokës.

“Ky është kanali i Shtodrit i cili është investuar nga qeveria shqiptare, rreth 14 km që përfshin Bashkinë e Malësisë e Madhe. Krijon mundësinë e futjes nën ujë të rreth 3300 hektarë të zonës së Bashkisë së Malësisë së Madhe, të 4 njësive administrative, Njësisë administrative Gruemirë, Koplik, njësi administrative Qendër dhe Kastrat.”

Për gjithë këto vite, ky kanal ka qenë inekzistent, duke sjellë vështirësi të mëdha për banorët e zonës, e duke kthyer në djerrë tokat bujqësore.

Investimi për rehabilitimin tërësor të kanalit vaditës, i cili u realizua në kuadër të programit të qeverisë për vaditjen dhe kullimin, ka sjellë përmirësimin e ujitjes në rreth 3300 ha tokë bujqësore të zonës së Mbishkodrës. (Shqiptarja.com)

Next Post

Komisioneri Hahn sonte në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com