• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rama nga Prishtina: Po na e cënoi territorin Serbia, jemi gati të përgjigjemi

by Java News
02/02/2017 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka thënë se shqiptarët – Shqipëria dhe Kosova – janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial.

“Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i cojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi c’u bëjmë”.

“Por nëse duan të cënojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”.

Ai ka deklaruar se Kosovës nuk guxon t’i cënohet asnjë pjesë e territorit dhe se provokimet e Serbisë janë shpërfaqje e një ideologjie të prapambetur, njofton Klan Kosova.

“Praktikisht cështja e territorit të Kosovës është mbyllur ditën kur është firmosur pavarësia e saj. Të dy vendet tona janë vendosmërisht krahpërkrah për të promovuar paqen. Janë krahpërkrah edhe për të mbrojtur integritetin. Nuk ka shans që Kosova të cënohet qoftë edhe në një centimetër katror të territorit të saj. Ai mur nuk është se sfidon realisht sovranitetin e Kosovës. Është shfaqje brutale e një ideologjie shumë të prapambetur. Jam i bindur që pavarësisht si do të dalë në fund kjo histori, nuk është e tillë ku pala tjetër duket mirë”.

“Ne jemi në anën e duhur të historisë, dhe e duhura është ana e urës, jo e murit”.

Rama ka thënë se muri dhe provokimet e Serbisë janë për keqardhje dhe se shqiptarët nuk duhet të bien pre e tyre, por të vazhdojnë rrugën e tyre për të ndërtuar paqen, njofton Klan Kosova.

“Besoj që shfaqja e këtij muri absurd, apo e atij treni absurd, janë shfaqje të një makthi që nuk është i yni – është i fqinjve tanë. Janë shfaqje që shkaktojnë keqardhje. Janë fqinjët tanë që janë për të ardhur keq që shfaqen në forma të tilla dhe deri në nivelet me të larta kapen për të ndërtuar një politikë që nuk i duhet dreqit, lëre më popullit serb. Ne duhet të vazhdojmë t’i besojmë rrugës sonë. Këto shfaqje nuk tregojnë se paqja që kërkojmë është e gabuar, por se nuk është e lehtë. Nuk cënojnë dinjitetin e shqiptarëve, as integritetin e Kosovës, as imazhin pozitiv që shqiptarët kanë ndërtuar që nga momenti i parë i ndërtimit të shtetit në Kosovë. Ndaj unë besoj që ka një konsum të tepruar të këtyre ngjarjeve deri në histeri, për të nxitur imagjinatën e një konflikti të mundshëm, që nuk është i yni. Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën nuk do të clirohet nga ky makth”. /klankosova.tv

Next Post
Përplasje për Trepçën/ Rama: Është e Kosovarëve, s’mund ta importoni, Vuçiç: Ti nuk di gjë!

Vuçiç: Nuk pranojmë që të jemi fajtorë për gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In