Kryeministri Rama ka qenë sot në qytetin e Kuçovë, ku ka prezantuar kandidaten e ASHE-së për këtë qytet, Selfo Kapllani.
Para të pranishmëve në fjalën e tij Rama ka theksuar se Partia Demokratike dhe kandidatët e saj nuk janë të aftë për të drejtuar komunitetit, pasi sipas Ramës për mëse 20 vjet ata nuk ditën të krijonin një model të duhur.
“Ata nuk dinë dhe kur dinë nuk duan të drejtojnë punët e komunitetit. Në 20 e kusur vite nuk aritën të krijojnë një model për të thënë ja si dimë ne të drejtojmë një bashki. Parafytyroni se më të mirin e tyre kanë atë të Tiranës u cili në 4 vjet nuk bëri asgjë. 2 vjet e para, kush ishin ata në qeveri fjeti gjumë dhe kur erdhëm ne zgjohej vetëm për të bërtitur më lini rehat se dua të fle.
Edhe aty kur kemi bërë projekte, e kemi bërë ne me zor. Në 18 muaj nuk ka ardhur një deputet, kryetar bashkie apo kryetar komune të opozitës të thotë ë jepni mbështetje për këtë projekt.
I vetmi ka qenë ai që më coi sms që thoshte zoti kryeministër kam nevojë urgjente të takojë dhe kur I thashë hajde në zyrë më tha jo se më shohin.”, theksoi Rama
Ndërsa sa i përket akuzave se Rama po kërcënon, ky i fundit i ëshët përgjigjur duke thënë se në fushatën e PD nuk ka asnjë alternativë për qytetarët, por vetëm baltë ndaj pozitës, gjë për të cilën nuk ka nevojë shoqëria.
“Unë s’po kërcënoj njeri por kush do votojë kandiatët e PD-së do marrë verten në qafë dhe komunitetin në qafë. Sepse ata nuk janë për këtë punë dhe nuk vlejnë për këtë punë.
Shikoni fushatën e tyre keni dëgjuar ndonjë deklaratë për nevojat që ka komuniteti.
Ata vazhdojnë ti bien daulleve: Popull mblidhuni të kthehemi para 23 qershorit.
Aty ku ishim me ndërtime pa leje e pa paguar dritat. Vota e 21 qershorit nuk ka lidhje me këtë. Me çfarë do ta grisin hartën territoriale, si do ta grisin me shkopin e shqup
Ata edhe votat që kanë nuk i kanë e kur vijnë në parlament shohin a janë të gjithë apo jo. Qëllimi i fushatës është të manipulojë të pakënaqurit dhe të spekullojë dhe me kostot që kanë krijuar natyrshëm reformat tona për të gjetur mundësisht komunitete që ti japin mbështetje. Duan të kapin tranpolina për 2017”, tha Rama









