• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Nga kampi Al-Hol do të kthejmë edhe fëmijët e tjerë, i kemi identifikuar

by A R
27/10/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër fëmijët shqiptarë dhe gruaja e plagosur që u nxorrën nga kampi Al-Hol në Siri, mbërritën në Shqipëri sot rreth orës 13:30. Në të njëjtin avion me ta udhëtonte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte shkuar në Liban ku u takua me Gjeneralin Abass për të ndjekur operacionin e shpëtimit të këtyre fëmijëve.

Nga aeroporti i Rinasit, përmes një konference të shkurtër për shtyp, Kryeministri Rama tha se tashmë është krijuar infrastruktura e duhur për të realizuar edhe operacione të tjera për të nxjerrë nga kampi fëmijët shqiptarë.

“Më vjen mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, sidoqoftë të suksesshëm. Tani më kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave dhe besoj që do të kthejmë edhe pjesën tjetër këtu në Shqipëri. Me gjithë respektin pr punën tuaj, nuk kemi pritur t’i gjejmë lokacionet nga lajmet. Ka një vit që ne punojmë me struktura të specializuara në ato territore. S’kemi patur problemin e gjetjes së lokacioneve. Bëhet fjalë për operacione komplekse. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit. Drejtori i Antiterrorit ka qenë vetë në territor për 4 javë. Nuk ka dyshim që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr është një proces shumë i komplikuar, janë në mes edhe prindërit që mbeten në pozicionet e tyre të radikalizuara. Puna e bërë brenda në kamp ka qenë intensive nga struktura që ka hyrë atje me prezencën e drejtorit tonë të Antiterrorit. E gjithë kjo është mundësuar falë strukturës së drejtuar nga Gjenerali Abass Ibrahim në Liban. Edhe disa fëmijë janë në vështirësitë e tyre, por nuk dua të jap detaje”.

I pyetur nëse të rriturit që do të kthehen nga ky kamp, do të përballen me ligjin shqiptar për veprën e terrorizmit, Rama u shpreh se rastet janë individuale.

“Nuk diskutohet që kush ka bërë krime, do t’i nënshtrohet drejtësisë. Rastet janë individuale dhe janë organet e tjera që kanë kompeteëncën të japin opinione dhe të ndjekin rrugët ligjore”.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In