Rama na pershendete me disa foto nga Jala. Ja çfare shkruan ai:
“Me këtë pamje të plazhit të bukur të Jalit mbrëmë, ku është drejt përfundimit një tjetër projekt i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që i kthen kësaj perle të Jonit shkëlqimin e humbur për vite të tëra mes ngrehinave të shëmtuara e kaosit të makinave aty ku sot ka marrë jetë një zonë këmbësore turistike, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.










